
Tubimi u mbajt disa orë para Vitit të Ri Persian, Novruzit, dhe u organizua nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI). Pjesëmarrësit mbanin flamurin iranian, duke thirrur, “Përfshini IRGC-në në listën e zezë tani!” Në tubim folën personalitete të shquara evropiane dhe amerikane. Ata mbështetën planin me dhjetë pika të zonjës Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), për të ardhmen e Iranit.

“Nëpërmjet përpjekjeve tuaja, ju e keni bërë të qartë se demarkacioni nacionalist dhe historik “jo shahu, jo mullahët” është vija e kuqe e paprekshme e Rezistencës Iraniane, të cilën të gjithë ju e mbroni me vendosmëri”, shtoi zonja Rajavi.
Folësit e tjerë në tubim shprehën gjithashtu mbështetjen për kërkesën e popullit iranian për të krijuar një republikë demokratike dhe laike dhe refuzimin e tyre për kthimin e regjimit të rrëzuar Pahlavi.
Senatorit Torricelli iu bashkua kolegu i tij Patrick Kennedy, një ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në mbështetjen e Rezistencës Iraniane dhe revolucionit në zhvillim. “Nuk mjafton vetëm të jesh kundër mullahëve. Nuk mjafton vetëm të luftosh kundër Shahut. Një diktaturë ushtarake është njësoj si një diktaturë fetare, dhe me zonjën Rajavi, ne do të kemi një republikë demokratike të Iranit,” tha Patrick Kennedy.







