Friday, March 29, 2024

Lajme Shkurt nga Irani – 28 Mars 2023

Sektorë të Ndryshëm të Shoqërisë së Iranit Vazhdojnë me Protestat në Rrugë

Kryengritja mbarëkombëtare e Iranit shënoi ditën e saj të 193-të të hënën, ndërsa njerëz nga shtresa të ndryshme po dalin në rrugë për të shprehur hallet dhe fatkeqësitë e tyre. Pensionistët në Shush dhe Ahvaz protestuan për vështirësitë e tyre pasi çmimet po rriten në qiell dhe pagat e tyre mbeten jashtëzakonisht të ulëta. Taksistë dhe investitorë të ndryshëm në qytete të tjera protestuan gjithashtu duke hyrë në grevë dhe/ose duke zhvilluar protesta ku kërkonin kushte më të mira dhe kthimin e parave të vjedhura.

Njerëzit në të gjithë vendin po e mbajnë në mënyrë specifike udhëheqësin suprem të mullahëve Ali Khamenein përgjegjës për mjerimet e tyre, ndërsa dënojnë gjithashtu focat represive të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe njësive paramilitare Basij, së bashku me njësitë e tjera të sigurisë që janë në terren duke shtypur demonstruesit paqësorë.

E Burgosura Politike Massoumeh Senobari Privohet nga të Drejtat Bazike dhe Mbahet në Izolim

E burgosura politike Massoumeh Senobari mbahet në repartin e karantinës në burgun Fardis të Karajit, i njohur si burgu Kachouii. Asaj i janë mohuar të gjitha të drejtat si e burgosur politike dhe e kalon kohën në kushte të tmerrshme. Ajo është e privuar nga ajri i pastër, mbahet në izolim dhe nuk mund të takohet me të burgosurit e tjerë. E burgosura politike Massoumeh Senobari është dënuar me 7.5 vite burg. Nga një burim branda burgut Kachouii raportohet se e burgosura politike Massoumeh Senobari mbahet në një dhomë izolimi në repartin e grave. Ndryshe nga të burgosurat e tjera, ajo ka kohë të kufizuar për të kontaktuar me familjen e saj.

Arritjet e Rezistencës Iraniane në Vitin 1401 të Kalendarit Pers

Kryengritja e fundit e popullit iranian mund të konsiderohet si arritja më e rëndësishme e vitit të kaluar. Kjo arritje u plotësua nga konfrontimi i suksesshëm i Rezistencës Iraniane me komplotet e regjimit. Me rëndësi të veçantë ishin përpjekjet e palodhura të Njësive të Rezistencës brenda Iranit, të cilat mbajtën të gjallë flakën e kryengritjes kundër masave represive të regjimit. Në të njëjtën kohë, Rezistenca Iraniane kundërshtoi përpjekjet e regjimit dhe elementëve oportunistë për të devijuar revolucionin nga rruga e tij.

Pas Sulmeve të SHBA, Milicitë Iraniane Përdorin Civilët si Mburojë Njerëzore në Lagjet e Banuara

Provinca Deir Ezzor: Anëtarët e milicive iraniane u vendosën në qytetin Deir Ezzor dhe enden në lagjet e qytetit duke kërkuar shtëpi në mesin e civilëve, në mes të një gjendje paniku dhe frike mes civilëve për përdorimin e tyre si mburoja njerëzore.

Këto lëvizje pasuan sulmet e kryera nga “Koalicioni Ndërkombëtar” kundër milicive iraniane në Deir Ezzor së fundmi.

Vlen të theksohet se “milicitë iraniane” po përpiqen të fshihen gjatë kësaj periudhe, duke qëndruar në shtëpi në lagjet e banuara në qytetin Deir Ezzor në këmbim të pagesës së shumave të mëdha parash për t’u mbrojtur nga “Koalicioni Ndërkombëtar”.