Saturday, July 27, 2024

Lajme Shkurt nga Irani – 23 Shkurt 2023

  Mbi 80% e Iranianëve Janë të Varfër,Pohon Uebsajti Shtetëror

Gazeta shtetërore Eqtesad 24 shkroi më 20 shkurt: “Kur ciklet ekonomike në vend nuk shikohen në mënyrë sistematike, rritja e çmimit të mishit në 500,000 dhe 700,000 tomanë nuk është për t’u habitur. Por çfarë ka ndodhur? Për të rritur bagëtinë duhet ushqim për kafshët, dhe për furnizimin me këtë ushqim paratë duhet të paguhen në dollarë amerikanë, dhe aktualisht një dollar kushton 47 deri në 48 mijë tomanë. Prandaj, çdo produkt që lidhet disi me dollarin do të pësojë një rritje çmimi. Nuk ka rëndësi nëse janë mallra shtëpiake, veshje, këpucë, makina apo gjëra të tjera. Por a kanë një rol zyrtarët e qeverisë në këto rritje çmimesh? Sigurisht që kanë.”

“Sipas statistikave nga organizatat përgjegjëse, më shumë se 80% e popullit iranian po lufton me varfërinë në mënyra të ndryshme”, shton uebsajti. “Pasojat e mungesës së mishit dhe proteinave ndikojnë në jetën e tyre. Problemet themelore të infrastrukturës ekonomike në Iran, si sanksionet, inflacioni, keqmenaxhimi, etj., duhet të zgjidhen në mënyrë që, në aspektin afatshkurtër dhe afatgjatë, njerëzit që vuajnë të kenë një jetë më të lehtë. Gjithsesi, nëse do t’u lejohet kjo gjë.”

Regjimi i Iranit Shpërblen Vrasësin e Rushdie dhe u Bën Thirrje të Tjerëve për Eliminimin e Tij

Kreu i Zyrës së Ekzekutimit të Fetvave të Khomeinit, një organizatë që po bind ekstremistët në mbarë botën të vrasin Salman Rushdie, shprehu mirënjohjen e tij për atë që ai e quajti “veprimin e guximshëm të një të riu amerikan për ekzekutimin e dënimit historik të Salman Rushdie”. Sipas agjencisë së lajmeve Fars të drejtuar nga IRGC, Mohammad Esmaeil Zarei, i cili foli në konferencën e ashtuquajtur “Fetva e qëndrueshme”, tha: “Fakti që me këtë veprim, Salman Rushdie humbi një sy dhe iu paralizua dora, i bëri Muslimanët të lumtur.”

“Megjithëse Salman Rushdie nuk është më një kërcënim real, për të nderuar këtë veprim të guximshëm, një tokë bujqësore e çmueshme prej rreth një mijë metra katrorë do të dhurohet gjatë një ceremonie të veçantë,” tha Zarei duke u bërë thirrje gjithashtu të tjerëve të vrasin zotin Rushdie. Ai shtoi: “Për më tepër, toka e mbetur do t’u dorëzohet atyre që eliminojnë vesin. Ne besojmë se ky vendim duhet të zbatohet në çdo situatë dhe do të përdorim të gjitha fuqitë tona për të zbatuar këtë vendim historik të Imamit.”

Njerëzit në Iran Vazhdojnë Protestat Anti-regjim Ndërsa Problemet Ekonomike Përshkllëzohen

Njerëzit në qytete anembanë Iranit po dalin në rrugë në tubime protestash ndërsa problemet ekonomike përshkallëzohen paralelisht me rënien e monedhës kombëtare të vendit. Shumë punëtorë prej muajsh nuk kanë marrë rrogat e tyre, ndërkohë që njerëz nga sektorë të ndryshëm kërkojnë pensionet e tyre të vonuara.

Protestat në Iran deri më sot janë zgjeruar për 160 ditë në të paktën 282 qytete. Mbi 750 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 30,000 të tjerë janë arrestuar nga forcat e regjimit, sipas burimeve të opozitës iraniane, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Emrat e 647 protestuesve të vrarë janë publikuar nga PMOI/MEK.

Ekzekutimi i Grave në Burgun Fardis në Karaj; Dy Gra Varen për Vrasje

Burime brenda Iranit raportuan sot ekzekutimin e grave në burgun Fardis të Karaj, i njohur edhe si Burgu Kachouii.

Sipas raporteve nga brenda Iranit sot, e mërkurë, 22 shkurt 2023, dy gra janë ekzekutuar në janar dhe shkurt në Iran.

Fariba Hosseini dhe një grua afgane e quajtur Nazifeh janë viktimat e fundit të ekzekutimit të grave në burgun Fardis të Karaj.

Fariba Hosseini u var në burgun Fardis më 14 shkurt 2023. Fariba Hosseini ishte nënë e dy fëmijëve e cila u arrestua dhe u burgos në këtë burg gjashtë vjet më parë me akuzën e vrasjes.

Regjimi Iranian dhe Virusi i Prodhuar Prej Tij, Monarkizmi

Udhëheqësi suprem i regjimit të Iranit, Ali Khamenei, dhe shërbimi i tij i inteligjencës po eksplorojnë të gjitha mjetet e mundshme për të shpërqendruar protestat dhe revolucionin e popullit. Këto përpjekje po kryhen në disa akse paralele.

Së pari, ata po promovojnë djalin e dinastisë së rrëzuar Pahlavi të Iranit, duke e mbështetur fuqishëm atë përmes propagandës së tyre, organeve mediatike dhe Ushtrisë Kibernetikie. Së dyti, ata bënë një manovër mashtruese duke ofruar amnisti për të burgosurit e arrestuar në protestat e fundit. Së treti, ata mobilizuan forcat e tyre për ceremoninë e revolucionit të vitit 1979.