Saturday, July 27, 2024

Lajme Shkurt nga Irani – 21 Shkurt 2023

Helmimi Mund të Ketë Qenë i Qëllimshëm, Thotë Prokurori i Përgjithshëm i Regjimit

Pas raportimeve në lidhje me raste të shumta

helmimi nga ushqimi mes qindra studentëve në Qom dhe pavarësisht mohimeve të vazhdueshme nga zyrtarët shtetërorë, Mohammad Jafar Montazeri, Prokurori i Përgjithshëm i regjimit, deklaroi se këto helmime mund të kenë qenë të qëllimshme.

Sot, siç citohet nga agjencisa shtetërore e lajmeve ISNA, Prokurori i Përgjithshëm i regjimit ka thënë: “Lajmet për një numër alarmues rastesh helmimi në disa qendra arsimore të Qomit tregojnë për mundësinë e veprimeve kriminale të qëllimshme”.

Më 17 shkurt, Mohammad Saeedi, përfaqësuesi i Khameneit në provincën Qom, kritikoi lajmet rreth helmimit duke i quajtur “thashetheme” që vinin nga “media armiqësore”.

Sipas Universitetit të Shkencave Mjekësore në Qom, 11 studentë të tjerë u shtruan në spital të hënën me simptoma të helmimit.

Protestat në Iran Përshkallëzohen nga Njerëz prej të Gjitha Sferave të Jetës

Njerëz nga të gjitha sferat e jetës në Iran po protestojnë në rrugë dhe kërkojnë të drejtat e tyre nga regjimi. Kushtet e këqija të jetesës dhe ekonomia e përkeqësuar e vendit po i shtyjnë iranianët të mbajnë tubime, grumbullime dhe demonstrata për të shprehur ankesat e tyre.

Njerëzit në të gjithë vendin po e akuzojnë në mënyrë specifike udhëheqësin suprem të mullahëve Ali Khamenei si përgjegjës për mjerimin e tyre, ndërsa dënojnë gjithashtu represionin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe njësive paramilitare Basij, së bashku me njësitë e tjera të sigurisë që janë në terren duke shtypur demonstruesit paqësorë.

Grupi Fanatik Kërcënon me Helmimin e Vajzave Gjimnaziste në Iran

 

Një grup ekstremistësh në Qom kanë shpërndarë fletëpalosje kërcënuese, duke deklaruar se arsimimi i vajzave është i ndaluar dhe duke u zotuar se do të përhapë helmimin e vajzave gjimnaziste në shkollat anembanë Iranit.

Kjo vjen pasi mbi 400 studentë, kryesisht vajza të shkollave të mesme, janë trajtuar për simptoma helmimi që nga dhjetori. Pavarësisht konstatimit nga stafet mjekësore se helmimi është shkaktuar nga një gaz mikrobik, agjencitë e inteligjencës e kanë mbyllur këtë çështje.

Ka pasur kohët e fundit incidente të helmimit të rrugëve të frymëmarrjes në Teheran. Helmimi i vazhdueshëm i vajzave të shkollave të mesme në Qom shkaktoi protesta nga familjet që kërkonin një hetim transparent.