Helmimi nga ushqimi i studentwve dhe hedhja e gazit ndaj tyre po shndërrohet në një krizë të madhe në Iran
Protestat Popullore Përshkallëzohen në Iran Ndërsa Ekonomia e Vendit Është në Pikiatë
Gjithnjë e më shumë njerëz nga të gjitha sferat e jetës po dalin në rrugë në Iran, ndërsa ekonomia e vendit është në kaos, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë për iranianët e thjeshtë që të sigurojnë bukën e gojës dhe të sjellin ushqim në tryezë për familjet e tyre. Paralelisht, shqetësimet mes zyrtarëve të regjimit po përshkallëzohen mbi këto dilema të cilat po nxisin shpërthimin e një vale të re protestash masive duke sjellë një krizë sigurie për të gjithë organet e sistemit të mullahëve.
Njerëzit në të gjithë vendin po e mbajnë specifikisht udhëheqësin suprem të mullahëve Ali Khamenei përgjegjës për mjerimet e tyre, ndërsa dënojnë gjithashtu forcat represive të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe njësive paramilitare Basij, së bashku me njësitë e tjera të sigurisë që janë në terren duke shtypur demonstruesit paqësorë.
Tragjedi e Trishtë: Nëna e 2 Fëmijëve të Vegjël Ekzekutohet në Iran
Nëna e 2 fëmijëve të vegjël u ekzekutua të hënën në burg në Bandar Abbas, në jug të Iranit. Leila Bameri kishte një djalë dhe një vajzë, shtatë dhe pesë vjeç. Me origjinë nga një fshat i Kermanit, Leila Bameri ishte akuzua për trafik droge dhe ishte dënuar me tre vjet burg.
Leila Bameri u ekzekutua të hënën, më 27 shkurt 2023, pa iu dhënë mundësia për një vizitë të fundit me familjen dhe fëmijët e saj dhe pa i informuar ata. Familja e saj u njoftua në telefon vetëm pas ekzekutimit. Zonja Bameri u varros të martën më 28 shkurt.
Ekonomia e Iranit Nuk i Ngjan një Ekonomie në Lulëzim
Këshilltari ekonomik i presidentit iranian, Ebrahim Raisit, paraqiti së fundmi një parashikim për treguesit makroekonomikë deri në fund të vitit, i cili ka ngritur pikëpyetje dhe kundërshtime të shumta. Pavarësisht reklamimit të palodhur nga regjimi dhe propagandës së mediave shtetërore të cilat pretendojnë për një situatë të përmirësuar ekonomike, ndërkohë që disa prej tyre madje e portretizojnë në mënyrë të rreme situatën ekonomike të vendit si në lulëzim, realiteti në tregjet e vendit tregon një normë inflacioni prej të paktën 50 për qind dhe një kurs këmbimi që shënon rekorde të reja çdo ditë.
Sesioni i 52-të i Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë
27 shkurti shënoi hapjen e sesionit të 52-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, një organ i OKB-së i ngarkuar me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Sesioni i KDNj-së zgjat nga 28 shkurti deri më 25 mars dhe diskutohen një sërë çështjesh në lidhje me të drejtat e njeriut në mbarë botën. Tradicionalisht, sesioni i hapjes përmban fjalime nga zyrtarë të nivelit të lartë.
Çuditërisht, Ministri i Jashtëm i regjimit iranian, Hossein Amir-Abdollahian, ishte i ftuar në Këshill. Prania e tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut u kundërshtua nga protestues iranianë, jashtë ndërtesës së OKB-së, të cilët e panë praninë e tij në KDNj si një fyerje për mbi 700 viktimat e protestave të fundit në Iran, qindra të torturuar dhe mijëra të burgosur.