Friday, March 29, 2024

Lajme Shkurt nga Irani – 19 Prill 2023

19 prill 2023

Facebook Tëitter LinkedIn Pinterest Reddit Email Print

Irani Zhvillon Haptazi Programin Bërthamor – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

“Edhe siguria globale përballet me kërcënime. Kina rrit me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor pa qenë transparente në lidhje me kapacitetin e tij. Irani dhe Koreja e Veriut zhvillojnë haptazi programet e tyre bërthamore”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa mbajti një fjalim në Konferencën e NATO-s për Armët e Shkatërrimit në masë, Kontrollin e Armëve, Çarmatimin dhe Mospërhapjen, raporton APA.

Sipas tij, krahas armëve bërthamore dhe armëve të tjera, po shfaqen inteligjenca artificiale dhe teknologji të reja që krijojnë rreziqe dhe këto rreziqe nuk duhen anashkaluar: “Tani bota jonë është bërë më e rrezikshme dhe më e paparashikueshme”, tha ai.

Ministria e Punëve të Brendshme e Azerbajxhanit Kreu një Operacion Special, 20 Persona që Punonin për Iranin u Arrestuan

Një grup personash që ishin përfshirë në aktivitete kriminale në Azerbajxhan nën emrin e fesë me urdhër të shërbimeve speciale të Iranit janë ekspozuar, raporton APA. Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Azerbajxhanit kanë kryer një operacion special kundër tyre. Gjatë operacionit është konstatuar se rreth 20 persona janë anëtarë të këtij grupi kriminal dhe kryejnë veprimtari të tjera në emër të fesë. Është konstatuar se ata organizonin shitjen masive të drogave narkotike dhe bënin propagandë fetare në favor të Iranit. Qëllimi i tyre ishte të goditnin vlerat laike të Azerbajxhanit dhe t’i bënin të rinjtë të varur nga droga.

Duke u Kapur pas Fijes së Kashtës

Michael Rubin, një “akademik” i vetë-shpallur me një prirje për pretendime të rreme, tani po mundohet të shesë një teori të re të çuditshme dhe të pabesueshme: se Mujahedin-e Khalq (MEK), opozita kryesore demokratike e Iranit, është më e përbuzur se vetë regjimi i urryer iranian. Megjithatë, ai kurrë nuk shpjegon pse është kaq i fiksuar me fushatën e tij të vazhdueshme për diskreditimin e MEK, përmes artikujve të shumtë në faqen e tij personale, që nga fillimi i protestave kundër regjimit në shtator të vitit të kaluar. Lind pyetja, nëse MEK është me të vërtetë aq jopopullor sa pretendon ai, cili është motivimi për gjithë këtë sulm të tij? Sigurisht, nëse kjo do të ishte e vërtetë, populli iranian do ta refuzonte organizatën menjëherë, pa patur nevojë për ndihmën helmuese të Rubinit ndaj regjimit brutal.

Sulmet Kimike në Shkolla Vazhdojnë në Iran Ndërsa Regjimi i Shmanget Përgjegjësisë

Sulmet kimike në shkolla vazhduan në Iran të martën, më 18 prill 2023. Vajzat e shkollave në Teheran dhe disa qytete të tjera në Iran, duke përfshirë Karaj, Islamshahr, Kermanshah, Ahvaz dhe Urmia, u helmuan si pasojë e sulmeve kimike në shkolla nga agjentët e Khameneit. Shkollat e prekura përfshijnë Koësar, Sa’ed, Abrar, Pardis Sharif dhe Makkeh, si dhe Kompleksin Arsimor Ghias në Teheran, Tahzeeb dhe Rezvan në Karaj, Saipa në Islamshahr, Nabovvat, Esmat dhe Effat në Kermanshah, shkollën e mesme Setayesh në Ahvaz, Iman në Saqqez, Baharan në Ardabil dhe shkollën e mesme Hadaf në Urmia. Shumë nxënëse u dërguan në qendra mjekësore, disa raportohet se janë në gjendje të rëndë.