
Folësit në konferencë nënvizuan nevojën urgjente që komuniteti ndërkombëtar të miratojë një politikë të fortë ndaj regjimit iranian dhe t’i mbajë udhëheqësit e tij përgjegjës për masakrën e të burgosurve politikë të vitit 1988 dhe krimet e vazhdueshme kundër njerëzimit.
Në konferencë morën pjesë folës të shquar, duke përfshirë:
- Kirsty Brimelow, ish-kryetare e Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (2012–2018) dhe ish Presidente e Shoqatës së Avokatëve Penalë të Anglisë dhe Uellsit (2022–2023).
- Claude Nicati, ish Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës (2001–2009) dhe ish-president i Kantonit Neuchâtel (2010–2011).
- Senatori Roberto Rampi nga Italia.
- Behzad Naziri, ish-gazetar dhe anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).
- Sahar Sanaii, avokate për të drejtat e grave.
- Behrooz Maqsoudi, anëtar i familjes së të burgosurve politikë të ekzekutuar.
- Mojgan Joulaee, aktiviste dhe moderatore e eventit.





