Friday, July 26, 2024

Komandanti i lartë i IRGC: Në protestat e anti-regjimit në Iran, 830 persona vuajten nga keputja e palcës kurrizore

NCRI – Një komandant i lartë i rojeve revolucionare të regjimit Iranian ka bërë të ditur se gjatë kryengritjeve anti-qeveritare në 2009 “, mbi 830 vetë pësuan këputje të shtyllës kurrizore”.

Gjenerali Hossein Hamedani, komandant atëherëshëm i forcave IRGC i ngarkuar për të goditur demonstratat në kryeqytetin Teheran ka shpalosura këtë çështje më 07 shkurt në një intervistë me Agjensinë e Lajmeve Fars.

Kjo pjesë e intervistës së tij u fshi vetëm pak orë pasi ajo ishte postuar nga kjo agjensi e lajmeve
Në mënyrë të ngjashme, Agjencia e Lajmeve Tasnim, e lidhur me Forcat terroriste të Kudsit, që gjithashtu postuan intervistën, e hoqën vetëm disa orë më vonë.
Hamedani nuk dha hollësi mbi ato shtylla kurrizore që u prenë, por gjatë kryengritjeve një numër i madh të rinjsh u vranë nga të shtëna e armëve të drejtpërdrejta të gjuajtur nga IRGC dhe forcat paramilitare Basij. Numri i të vrarëve është vlerësuar diku te 100 deri 300 me Neda Agha Soltan, vajzën e re të vrarë nga një plumb në zemër, si simbol i martirëve të kryengritjeve. Raportet treguan se qindra persona u plagosën në demonstratat e vitit 2009. Në disa raste, automjetet e sigurisë shtetërore u drejtuan mbi demonstruesit. Videoklipi i kësaj mizorie e tronditi Iranin.
Deklaratat e komandantit të IRGC rreth këputjes të shtyllës kurrizore të 830 njerëzve, ndjellë urrejtje të fortë tek shoqëria Iraniane ndaj mullahëve e cila detyroi zëdhënësin IRGC të mohoj menjëherë këtë zbulim të pavemendëshem të nesërmen.