Friday, September 20, 2024

Kërkesa e Protestave të Iranit Është Përmbysja e Regjimit Iranian – Thotë Shahin Gobadi i MEK për Express

Intervistë e z. Shahin Ghobadi, zëdhënësit të MEK, me Express.co.uk

Kërkesa e protestave në Iran të cilat kanë shpërthyer në mbarë vendin, është përmbysja e regjimit në tërësi, thotë për britaniken Express Shahin Gobadi i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).

Shahin Gobadi, i cili është gjithashtu zëdhënësi zyrtar për Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), ose Mujahedin-e-Khalq (MEK), tha për Express.co.uk: “Pretendimi i sotëm i regjimit të mullahëve se do t’ia kalojë popullit të ardhurat nga rritja e çmimit të benzinës, është një lëvizje e dëshpëruar dhe mashtruese për t’u përballur me protestat në rritje në mbarë vendin.” 

Ai tha se protestat e Iranit kanë shkuar përtej zemërimit lidhur me çmimin e benzinës dhe kanë marrë në shënjestër regjimin në tërësi. 

  1. Gobadi tha: “Kjo hile e re e regjimit do të dështojë sepse kërkesa e popullit iranian, ashtu siç reflektohet në kryengritjen aktuale, është për përmbysjen e regjimit në tërësi.” 
  2. Gobadi tha: “Khamenei dhe liderët e tjerë të regjimit e kanë pranuar publikisht se MEK ka qenë forca kryesore shtytëse për kryengritjen dhe kanë dhënë urdhër për një shtypje gjakatare të kësaj kryengritjeje. 

“Deri tani, të paktën 200 njerëz janë vrarë, 3000 janë plagosur dhe mijëra të tjerë janë arrestuar, e megjithatë protestat vazhdojnë në mbarë vendin,” shtoi ai.