
Në fjalën e tij, z. Jung diskutoi rreth protestave të vazhdueshme në Iran, të cilat po zhvillohen prej pesë muajsh, dhe dëshirën e popullit iranian për liri, demokraci, sundim të ligjit dhe për të drejtat e njeriut. Ai vuri në dukje se regjimi iranian është përjashtuar nga konferenca e sivjetshme ndër të tjera për shkak të protestave, por e quajti ftesën e Reza Pahlavit një vendim të gabuar. Ish-ministri gjerman i Mbrojtjes argumentoi se pa një dënim të qartë të veprimeve të së kaluarës të dinastisë Pahlavi, Reza Pahlavi nuk duhet të marrë pjesë në konferencë. Folësi shprehu gjithashtu mbështetjen për planin prej 10 pikash të Presidentes së zgjedhur të NCRI, znj. Maryam Rajavi, për demokracinë në Iran dhe deklaroi se ai i përkrah me vendosmëri këto vlera.
Më poshtë vijojnë komentet e ish ministrit gjerman të mbrojtjes, Dr. Franz-Josef Jung

Irani ka qenë temë e kësaj konference për shumë vite, veçanërisht çështja e armëve bërthamore. Por edhe shtypja e dhunshme e protestave në Iran. Përmes protestave që kanë zgjatur 5 muaj, populli iranian e ka bërë të qartë se nuk dëshiron asnjë formë diktature në Iran.
Këtu përfshihet edhe diktatura e Shahut, e cila përfundoi në vitin 1979. Fatkeqësisht, ajo u pasua nga diktatura e mullahëve, të cilët kanë shtypur brutalisht popullin iranian për 44 vjet.
Kryengritja mbarëkombëtare e popullit iranian për 5 muaj ka bërë që të ketë një rishikim në Konferencën e Sigurisë së Mynihut. Regjimi iranian nuk është ftuar të marrë pjesë në eventin e këtij viti. Kjo lëvizje është mirëpritur ngrohtësisht nga Rezistenca Iraniane.

Dinastia Pahlavi erdhi në pushtet me një grusht shteti dhe është përgjegjëse për masakra të shumta në të gjithë Iranin.
Pa një dënim dhe distancim të qartë nga kjo diktaturë, Reza Pahlavi nuk duhet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut. Për më tepër, Reza Pahlavi ka konfirmuar vazhdimisht se ai ka nevojë për Gardën Revolucionare Islamike dhe forcat militare Basij për të siguruar pretendimin e tij për pushtet.
IRGC është përgjegjëse për shtypjen brutale ndaj kryengritjes së Iranit dhe është në listën e organizatave terroriste të Shteteve të Bashkuara. Ata janë faktori kryesor në vdekjen e qindra burrave, grave dhe fëmijëve. Ky nuk mund të jetë fillimi i ri në Iran.
Irani ka nevojë për liri, demokraci, sundim të ligjit dhe për të drejtat e njeriut.
Kjo përfshin planin prej 10 pikash të zonjës Maryam Rajavi që është alternativa demokratike. Unë qëndroj me vendosmëri pranë jush për këto vlera dhe ju uroj gjithë të mirat.





