Të shtunën më 8 shkurt 2020, anëtarë të komuniteteve iraniane dhe mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilluan demonstrata në Britani, Suedi, Kanada, dhe në SHBA me rastin e përvjetorit të revolucionit anti-monarkik të 1979-ës dhe në mbështetje të Protestave të Iranit.
Demonstruesit shprehën mbështetjen e tyre për kërkesën e Znj. Maryam Rajavi, presidentes së zgjedhur të NCRI-së, ndaj komunitetit ndërkombëtar për ta pranuar realitetin se fashizmi fetar që sundon Iranin nuk e përfaqëson popullin iranian dhe për ta njohur të drejtën e popullit iranian për ta përmbysur këtë regjim.
Mbështetësit e MEK dhe NCRI bënë gjithashtu homazhe për mbi 1500 martirët e protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor. Znj. Rajavi foli në këto tubime përmes mesazheve me video. Në mesazhin për demonstruesit në Stokholm, ajo tha:
“Grumbullimi dhe tubimi juaj sot në Stokholm është dëshmi e qartë e vendosmërisë së paepur të popullit iranian për të fituar lirinë dhe për ta përmbysur regjimin çnjerëzor klerikal,” “Pas 40 vitesh sundim nga mullahët, gjendemi përballë një vendi me tokë të shkatërruar, me ajër të ndotur, me pyje të shkretuara, me liqene, pellgje e lumenj të tharë e me mjedis të shkatërruar,”
“Pas 40 vitesh sundim nga mullahët, populli iranian është i pambrojtur përballë përmbytjeve & tërmeteve, viktimë e aksidenteve rrugore, i mjeruar nga varfëria, i detyruar të shesë pjesët e trupit dhe i poshtëruar nga papunësia e varësia nga droga,” “Popullit iranian nuk mund t’i rrëmbehet sovraniteti. Kjo është e drejta e popullit iranian, e drejtë për të cilën ai ka luftuar dhe ka paguar çmimin më të lartë, dhe të cilën do ta fitojë pa dyshim.”
Në Londër, anglo-iranianë dhe mbështetës të MEK e NCRI zhvilluan një tubim të madh në sheshin Trafalgar. Në këtë tubim folën disa anëtarë të parlamentit.
Dr, Matthew Offord në demonstratën iraniane në Londër
Stokholm, demonstrata iraniane
Në Stokholm, një turmë e madhe iranianësh morën pjesë në tubim. Disa parlamentarë suedezë dërguan mesazhe solidariteti. Mes folësve në tubim ishin Z. Paulo Casaca, ish anëtar i Parlamentit Europian dhe Drejtor i SADF, Forumit Demokratik të Azisë Jugore, dhe Z. Parviz Khazaei, përfaqësues i NCRI-së në vendet nordike.
Uashington DC, demonstrata iraniane
Në Uashington, një turmë e madhe iraniano-amerikanësh u grumbulluan në Parkun Lafayette jashtë Shtëpisë së Bardhë për t’u solidarizuar me protestuesit në Iran.
Mes folësve ishin Ish-Kongresisti Ted Poe dhe Koloneli Wesley Martin, ish oficer i lartë i anti-terrorizmit i ushtrisë amerikane në Irak, si dhe Znj. Soona Samsami, përfaqësuese e NCRI-SHBA.
Kanada, demonstrata iraniane
Në Kanada, mbështetësit e MEK dhe NCRI bënë një tubim në Toronto, për t’i kërkuar komunitetit ndërkombëtar që ta mbajë përgjegjës regjimin iranian për aktet e tij kriminale dhe të qëndrojë në anën e popullit të Iranit.
Në demonstratat e tyre, komunitetet iraniane nëpër Europë, si dhe në SHBA e Kanada, i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian, që ta dënojnë regjimin klerikal për krimet e tij të panumërta dhe ta mbështesin popullin iranian dhe dëshirën e tij për themelimin e një qeverie pluraliste e demokratike.