Saturday, July 27, 2024

Irani i preu gishtat të burgosurve për vjedhje, tre të tjerëve në rrezik amputimi

Ish i burgosuri politik Arash Sadeghi tha se autoritetet iraniane prenë gishtat e një të burgosuri për vjedhje në burgun Evin të Teheranit.

Në një postim në Twitter më 2 qershor, Arash Sadeghi shkroi: -Që një muaj më parë, një pajisje e quajtur gijotinë (për amputim) është sjellë në një dhomë në infermierinë e burgut Evin.  Më 31 maj, një të burgosuri që ishte transferuar nga burgu i Kermanshah në burgun Evin (reparti 7) iu prenë katër gishtat. Ky dënim është kryer nën masa të rrepta sigurie në repartin mjekësor të Burgut Evin.