Thursday, March 28, 2024

Iran: Të paktën 15 ekzekutime në javën e dytë të marsit

Dy të burgosur vdiqën, një prej tyre femër, për shkak të neglizhencës mjekësore

Makina e ekzekutimit dhe e vrasjes së Khameneit po funksionon me shpejtësi të madhe nga frika se mos ndez një kryengritje popullore dh 15 të burgosur u dërguan në trekëmb gjatë javës së dytë të marsit.

Rezistenca iraniane bën thirrje edhe një herë për veprim të menjëhershëm nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare për të detyruar regjimin e mullahëve të ndalojë ekzekutimet dhe vrasjet. Ky regjim duhet të refuzohet nga bashkësia ndërkombëtare, dosja e krimeve të tij duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe liderët e tij duhet të sillen para drejtësisë për katër dekada gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.