
Forough Taghipur, 29 vjeç, i diplomuar për kontabilitet, u arrestua për herë të dytë më 21 gusht 2023, në Teheran. Xhaxhai i saj dhe dy hallat, Hogjatollah, Parvin dhe Tajebeh Jabarianha, ranë dëshmorë në vitet 1980, dhe babai dhe motra e saj janë anëtarë të PMOI në Ashraf 3 në Shqipëri. Ajo ishte burgosur më parë nga marsi 2020, së bashku me nënën e saj Nasrin Jabarianha.
Marzieh Farsi, 58 vjeç, nënë e dy fëmijëve, e cila më parë kishte kaluar tre vjet burg dhe vuante nga kanceri, u arrestua gjithashtu më 21 gusht 2023, në Teheran. Vëllai i saj, Hassan Farsi, u ekzekutua në masakrën e të burgosurve politikë në vitin 1988. Vëllai dhe dy motrat e saj janë gjithashtu në Ashraf 3.
Zahra Safaei, 60 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve, është burgosur për herë të tretë. Ajo kaloi 8 vjet në burg në vitet 1980 për shkak të mbështetjes së saj për PMOI. Në mars 2020, ajo u arrestua për herë të dytë së bashku me vajzën e saj, Parastoo Moeini, dhe u lirua në shkurt 2023. Babai i saj, Haj Hasanali Safaei, një tregtar i shquar i pazarit të Teheranit dhe një i burgosur politik gjatë epokës së Shahut, u ekzekutua në 1981 për dhënien e ndihmës PMOI. Me 3 vite burg është dënuar edhe djali i saj, Massoud Moeini, i cili mbahet në Evin.
Iman Afshari, kreu i Degës 26, një nga tre degët e Gjykatës Revolucionare të Teheranit, merr pjesë aktive në dhënien e dënimeve me vdekje dhe burgimeve afatgjata për të burgosurit politikë dhe të paraburgosurit e kryengritjeve të 2017, 2019 dhe 2022.
Rezistenca Iraniane i bën thirrje edhe një herë Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, raportuesve dhe organeve të tjera përkatëse të OKB-së, si dhe të gjithë mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe të grave, të ndërmarrin veprime urgjente për lirimin e të burgosurve politikë në Iran, veçanërisht të grave të burgosura, dhe nxit një mision ndërkombëtar faktmbledhës që të vizitojë burgjet e Iranit dhe të takohet me të burgosurit.





