Thursday, March 28, 2024

Zgjedhjet në Iran 2021: Mediat Shtetërore e Pranojnë Rolin e MEK në Udhëheqjen e Shoqërisë

Isfahan dhe Hamedan – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK, duke bërë thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimti -“Kombi nuk e ka harruar që Raisi është laroja i masakrës së 1988-ës”– Java e dytë e qershorit 2021

Regjimi iranian do ta zhvillojë farsën e zgjedhjeve të tij presidenciale më 18 qershor. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë iranianë po i bashkohen fushatës së udhëhequr nga Mujahedin-e Khalq (MEK) për bojkotimin e farsës së zgjedhjeve të mullahëve. Situata ka arritur deri në atë pikë sa edhe vetë të ashtu-quajturit kandidatë dhe mediat shtetërore po e pranojnë se do të ketë një pjesëmarrje të ulët të votuesve.

Populli iranian do t’i bojkotojë zgjdhjet presidenciale të Iranit në 2021

Që në prill, opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), dhe Njësitë e saj të Rezistencës brenda Iranit e kanë popullarizuar thirrjen për bojkotim të zgjedhjeve të regjimit. Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë iranianë, sidomos të rinj, u janë bashkuar radhëve të Njësive të Rezistencës të MEK duke mbështetur idealet e MEK për një Iran të lirë.

Ditët e fundit, mediat shtetërore të Iranit e kanë pranuar popullaritetin e MEK në shoqëri. Ato kanë nënvizuar gjithashtu dështimin e regjimit në përpjekjen për ta demonizuar MEK-un duke përdorur agjentët e tyre si ish-anëtarë të MEK për të përsëritur narrativat e regjimit kundër MEK.

Të shtunën, Rrjeti shtetëror Studentor i Lajmeve (SSN), një media e lidhur me fraksionin e Liderit Suprem, theksoi se si të rinjtë iranianë po i bashkohen “organizatës së rrezikshme të MEK. Nuk është e qartë a mund ta ndalojmë këtë tendencë as me mijëra masa.”