Saturday, July 27, 2024

Veprimtaritë e Vazhdueshme të Njësive të Rezistencës të MEK: Impakti i Tyre mbi Shoqërinë Iraniane dhe mbi Regjimin

 

Njësitë e Rezistencës të MEK në Iran

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka publikuar shumë filmime të veprimtarive të “Njësive të Rezistencës” dhe të të rinjve të rebeluar brenda ditëve të fundit. Këto veprimtari, në mesin e krizës së koronavirusit dhe masave gjithnjë e më shtypëse të regjimit, shpërndajnë një mesazh shprese dhe rezistence tek populli dhe e mbajnë gjallë flakën e rezistencës. Veprimtaritë e tyre i kanë tmerruar zyrtarët e regjimit.

Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e MEK i kanë përkujtuar viktimat e masakrës së 1988-ës ndaj të burgosurve politikë si dhe të burgosurin politik që u ekzekutua së fundmi, Mostafa Salehi, në mbarë vendin duke shkruar graffiti e duke ngjitur postera. Duke bërë homazhe për mbi 30,000 martirët e vrarë të masakrave të 1988-ës, Njësitë e Rezistencës të MEK bënë thirrje për drejtësi dhe për ndjekjen penale të autorëve të këtij krimi të urryer, të cilët aktualisht mbajnë pozicione të larta brenda regjimit. Ata i bënë jehonë gjithashtu thirrjes së Presidentes së zgjedhur të opozitës iraniane, Znj. Maryam Rajavi, drejtuar komunitetit ndërkombëtar, që të nisë një hetim të pavarur mbi këtë masakër dhe t’i japë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të regjimit.