Friday, March 29, 2024

Një Protestues i Burgosur Transferohet në Izolim, Është në Rrezik Ekzekutimi

 

Të burgosurin politik Abbas Mohammadi, një protestues i arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare të 2018-ës në Iran, e kanë transferuar në burgim të izoluar dhe pritet që ta ekzekutojnë së shpejti.
Abbas dhe katër protestues të tjerë të arrestuar që në 2018-ën janë dënuar me dy herë ekzekutim, të akuzuar për “luftë kundër Zotit”. Këta pesë persona, të gjithë në të njëzetat, i kanë thënë gjykatës se janë torturuar për të bërë rrëfime.
Në fund të korrikut 2020, Gjykata Supreme e regjimit miratoi dënimet me vdekje për Abbas Mohammadi-n dhe katër persona të tjerë të arrestuar gjatë protestave të dhjetorit 2017 dhe janarit 2018.
Emrat e këtyre katër personave që janë dënuar me vdekje nga Gjykata Supreme në Isfahan janë Mehdi Salehi Ghale Shahrokhi, Mohammad Bastami, Majid Nazari Kondori, dhe Hadi Kiani.
Abbas Mohammadi është baba i 2 fëmijëve.

 

 

 

 

 

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) u bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve në Iran e jashtë tij, si dhe komunitetit ndërkombëtar, që të ndërhyjnë urgjentisht për të ndaluar ekzekutimin e Abbas Mohammadi-t dhe protestuesve të tjerë, dhe për t’ua shpëtuar jetën protestuesve iranianë e të burgosurve politikë të dënuar me vdekje. Regjimi që sundon Iranin duhet të dënohet me forcë për përdorimin e vazhdueshëm të torturës dhe ekzekutimeve arbitrare, sidomos ndaj të burgosurve politikë.
Më 5 gusht 2020, regjimi klerikal vari Mostafa Salehi-n, një nga të burgosurit e kryengritjes në dhjetor 2017-janar 2018, në burgun Dastgerd në Isfahan. Salehi, 30 vjeç, ishte arrestuar në Kahrizsang, Isfahan, dhe ishte dënuar me vdekje gjatë një gjyqi fals për “udhëheqjen e rebelimeve të Kahrizsang në Najafabad.”
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka dënuar fuqishëm varjen barbare të Z. Salehi duke thënë: I detyruar me ngurrim ta ndalë ekzekutimin e tetë protestuesve të tjerë të burgosur pas fushatës së miliona njerëzve në mediat sociale ku bënin thirrje për ndalimin e ekzekutimeve, fashizmi fetar në pushtet e kreu këtë ekzekutim në formë shpagimi dhe për ta terrorizuar publikun e për të parandaluar shpërthimin e një kryengritjeje.
Znj. Rajavi i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe shteteve anëtare, si dhe organizatave e institucioneve ndërkombëtare që ta dënojnë menjëherë këtë ekzekutim kriminal. Ajo theksoi se, tani më shumë se kurrë, është e domosdoshme të dërgohet një mision ndërkombëtar i gjetjes së fakteve që të vizitojë burgjet iraniane dhe të takohet me të burgosurit.