Të rinjtë kanë pushtuar rrugët e Bojnourd, provinca e Khorasanit Verior, Irani Verilindor
Pas vrasjes brutale të Mahsa Amini, një vajze 22-vjeçare, nga policia e moralit, protestat shpërthyen në të gjithë Iranin ku njerëz brohorisnin parulla kundër zyrtarëve të regjimit. Njëkohësisht, frika e regjimit nga rezistenca e organizuar rritet, me zyrtarët që paralajmërojnë për rolin udhëheqës të opozitës kryesore të Iranit, Mojahedin-e-Khalq (MEK), dhe Njësive të saj të Rezistencës.
“MEK dhe mbështetësit e saj perëndimorë qëndrojnë prapa rebelimeve dhe incidenteve të fundit”, tha më 21 shtator Hosseinali Haji-Deligani, anëtar i presidiumit të parlamentit, siç citohet nga faqja shtetërore Entekhab.
“Autoriteti i sistemit islamik nuk do të rrezikohej nga përpjekjet e dëshpëruara të [MEK]”, tha më 21 shtator i ashtuquajturi “fraksion i klerikëve të parlamentit”, siç citohet nga Mehr News, një medium i lidhur me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit.
“Në disa rrugë u zhvilluan protesta pas vdekjes së Mahsa Amini. Këto protesta u organizuan nga MEK dhe [pakicat etnike] ishin gjithashtu të pranishme,” pranoi televizioni shtetëror më 20 shtator.
“Vdekja e Mahsa Aminit ishte si t’i hidhje benzinë zjarrit dhe MEK e përdori kundër [sistemit] tonë. Pamjet tregojnë MEK duke sulmuar forcat e policisë, që janë një nga shtyllat e sigurisë sonë, dhe duke plagosur disa prej tyre,” shtetërorja Mehr News citoi të ashtuquajturën “Zyra për Forcimin e Unitetit” më 21 shtator. Kjo organizatë ka për detyrë të shtypë studentët e universiteteve.
“Sipas dëshmitarëve okularë, njësitë në protestat e fundit ishin të organizuara dhe të ngarkuara me detyrën për të shkatërruar. Ata përdorën taktika të reja për të luftuar forcat [e sigurisë], gjë që konfirmon se ishin trajnuar.”
“Si zakonisht protestat u radikalizuan që mbrëmë, pasi në skenë dolën elementë të njohur të organizuar. Këto veprime bien krejtësisht në kontrast me mosbindjen civile”, raportoi më 21 shtator agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim, një media e lidhur me Forcat Quds të IRGC.
“Protestat që nisën një ose dy ditë më parë në disa qytete të Iranit janë kthyer në kaos. Fotot e publikuara dje nga Teherani dhe qytete të ndryshme të Iranit tregojnë shumë gjëra që shkojnë përtej një proteste të thjeshtë kundër vdekjes së Mahsa Aminit. Këto fotografi dëshmojnë për trazira të organizuara dhe inkurajojnë shkatërrimin e pronës publike,” raportoi e përditshmja shtetërore Hamshahri më 21 shtator.
“Udhëheqësi i MEK lëshoi një deklaratë dhe i mbështeti këto protesta dhe lexova në Tëitter se ata i përgëzonin protestuesit dhe bënin thirrje për djegien e flamurit [të regjimit]. Jemi duke u përballur me trazira të paprecedent. Ata thërrisnin se vdekja e Mahsa-s është një justifikim; objektivi është i gjithë sistemi. Shikoni videot e publikuara. Ata po djegin automjete policie dhe po rrahin policët. MEK bëri thirrje për protestë dhe u krijuan disa trazira,” pranoi televizioni shtetëror i Iranit më 22 shtator.