Saturday, July 27, 2024

Përmbledhje e shkurtër e lajmeve mbi në Iran protest – 13 nëntor 2022

Brief on Iran’s nationwide uprising Nov 12

Kryengritja mbarëkombëtare në Iran shënoi ditën e saj të 58-të të shtunën, ndërkohë që po afron përvjetori i Kryengritjes së Nëntorit 2019 dhe protestuesit po përgatiten për përballje të mëtejshme në rrugë me forcat e sigurisë të diktaturës fetare.

Në graffiti-t e mureve në qytetet e Iranit shkruhet: “Unë shkruaj Aban (muaji kalendarik persian nga 23 tetori deri më 22 nëntor), ju lexoni Payan (persisht për fund)”, duke lajmëruar fundin e diktaturës fetare të Ali Khameneit.

Njësitë e rezistencës dhe aktivistët në Iran kanë bërë thirrje për përkujtimin e asaj kryengritjeje dhe të 1500 njerëzve të vrarë nga forcat e sigurisë në nëntor 2019, duke bërë thirrje për demonstrata të mëdha javën e ardhshme. Gjithashtu ndërkombëtarisht, ka pasur thirrje për protesta përkujtimore në fund të muajit në shumë qytete, që nga Australia deri në Amerikën e Veriut. Demonstratat do të nisin nga shkollat e mesme, universitetet dhe pazaret dhe do të vazhdojnë me tubime në qendër të lagjeve për të kaluar më pas në sheshet kryesore të qyteteve.

Sot, studentët e Universitetit Kombëtar në Teheran ishin në grevë duke bojkotuar orët e mësimit. Protesta të ngjashme u mbajtën në kampuset universitare të Teheranit dhe Sharifit dhe në Universitetin Noshirvani të Babolit në Iranin verior. Nxënësit e shkollave të mesme dolën në rrugë edhe në Sanandaj në protestat e tyre kundër regjimit të mullahëve.

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, protestuesit në Nosratabad në provincën Sistan & Baluchestan dogjën një postbllok që po pengonte hyrjen e njerëzve nga provincat e tjera. Autoritetet dërguan shumë njësi sigurie nga Zahedan, kryeqyteti i provincës, në Khash, ku gjithashtu kohët e fundit ka patur trazira. Të shtunën, protestuesit në Babolsar në provincën veriore Mazandaran dhe në një fshat afër Mahabadit në veriperëndim i vunë zjarrin bazave të forcave paramilitare Basij të IRGC-së dule përdorur kokteje Molotov.

Në qytetin Sirjan në Iranin jug-qendror, në graffiti-t pranë zyrës së deputetit lokal shkruhet: “Vdekje deputetit vrasës!” Kjo ishte në përgjigje të thirrjes së 227 deputetëve të parlamentit të regjimit që kërkonin ekzekutimin e protestuesve të arrestuar së fundi. Studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve në shumë kampuse universitare të Teheranit, në Babol, Sanandaj, Zahedan dhe në qytete të tjera, organizuan sërish demonstrata, protesta, tubime, dhe aktivitete të tjera protestuese sot.

Pamjet e marra së fundi nga Sabzevar, në verilindje të Iranit, tregojnë protestuesit duke sulmuar një zyrtar të lartë gjyqësor (kryeprokurorin Mir Alam Seyedi) në këtë qytet. Duke nënkuptuar paranojën në rritje të regjimit për ndikimin dhe efektivitetin e mesazhit të Njësive të Rezistencës të lidhura me MEK në publik, Organizata e Inteligjencës e IRGC-së dërgoi një video-mesazh në telefonat celularë, duke paralajmëruar se kushdo që ju kontakton për t’ju nxitur që t’u vini zjarrin posterave, të shkruani graffiti, të bëni fotografi, tubime dhe protesta, është i lidhur me MEK. Telefononi Ministrinë e Inteligjencës dhe Organizatën e Inteligjencës të IRGC-së.