Wednesday, February 1, 2023

Përkujtimi i 52 Njerëzve Liri-Dashës që Kanë Rënë për një Iran të Lirë

Mëngjesin e 1 shtatorit 2013, militantë të mbështetur nga Irani sulmuan Kampin Ashraf në veri të Bagdadit, në Irak, kamp që kishte qenë bazë e anëtarëve të opozitës iraniane Mojahedin-e Khalq (MEK/PMOI) për 26 vite. Sipas filmimeve dhe provave, sulmuesit ishin forcat speciale irakiane të quajtura Korpusi i Artë, të lidhura me Kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki, i cili mban anën e Iranit.

Gjatë pushtimit që zgjati gjashtë orë, forcat irakiane shpërthyen disa ndërtesa dhe objekte, dëmtuan dhjetëra automjete, dhe kapën, vunë në pranga, e qëlluan për vdekje 52 anëtarë të MEK. Vrasësit nuk shfaqën mëshirë as për të plagosurit dhe u futën në klinikën e kampit ku vranë të gjithë të plagosurit dhe stafin mjekësor.

Gjithashtu, sulmuesit morën peng shtatë banorë të Kampit Ashraf, duke përfshirë gjashtë gra, dhe i transferuan në një vend të panjohur. Nuk ka ende asnjë informacion për vendndodhjen dhe fatin e tyre pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare drejtuar qeverisë irakiane që të japë shpjegime për situatën e tyre.

Pas sulmit dhe vrasjeve në masë në Kampin Ashraf, qindra anëtarë të MEK në Kampin Liberty, në rrethinat e Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit nisën një grevë të palimituar urie, për t’i kërkuar komunitetit ndërkombëtar që t’u kërkojë llogari zyrtarëve irakianë, veçanërisht Këshilltarit të atëhershëm të Sigurisë Kombëtare, Falih al-Fayyadh, për përfshirjen e tyre në këtë sulm.

Grevistët u kërkuan gjithashtu organizatave dhe mbrojtësve të të drejtave njerëzore që t’i bënin presion qeverisë irakiane për të dhënë shpjegime për fatin e pengjeve dhe për t’i liruar shpejt ata. Më shumë se tre muaj më vonë, një gjykatë spanjolle dha vendimin e saj kundër autorëve dhe organizatorve të këtyre vrasjeve në masë dhe shpalli al-Fayyadh-in si personin e parë përgjegjës për këtë krim.

Sulmi i 1 shtatorit ndaj Kampit Ashraf ishte në fakt pjesë e planit të qeverisë iraniane për ta shkatërruar MEK-un. Në vitin 2003, autoritetet iraniane i patën mashtruar Forcat Shumë-Kombëshe, duke i nxitur që të bombardonin bazat e MEK bases. Më vonë në 2009-ën, pas tërheqjes së SHBA-së nga Iraku, administrata e atëhershme e SHBA-së ia dorëzoi mbrojtjen e anëtarëve të MEK qeverisë irakiane e cila mban anën e Iranit, duke i lënë ata të pambrojtur.