Njësitë e Rezistencës iraniane bëjnë thirrje për ndryshimin e regjimit dhe për një shtet të lirë

1035

Activities by MEK Resistance Units in Iran - October 2021

Activities by MEK Resistance Units in Iran – October 2021

Raportimi nga PMOI/MEK

Iran, 16 tetor 2021-Ditët e fundit, rrjeti i opozitës iraniane brenda Iranit kryente aktivitete kundër regjimit në të gjithë vendin. Rrjeti i brendshëm i Organizatës Moxhahedin të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), i njohur si Njësitë e Rezistencës, ka organizuar një fushatë të madhe ditët e fundit kundër diktaturës së mullahëve që sundojnë Iranin.Njësitë e Rezistencës shkruajtën grafite dhe përhapën parulla kundër regjimit dhe kundër udhëheqësit suprem të regjimit Ali Khamenei.

Njësitë e Rezistencës instaluan postera të mëdhenj të Marjam Raxhavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Ata gjithashtu instaluan imazhe të Massoud Raxhavi, udhëheqësit të Rezistencës Iraniane, në qytetet kryesore si Teherani dhe Mashhad. Këto aktivitete kryhen ndërsa regjimi është përpjekur të intensifikojë shtypjen e brendshme pasi emëroi Ebrahim Raisin si president. Raisi njihet si ‘kasapi’ i masakrës së vitit 1988 për shkak të rolit të tij kryesor në ekzekutimin e mijëra të burgosurve politikë.             Njësitë e Rezistencës përhapën me guxim parullën “është koha për t’u ngritur në të gjithë Iranin”, me qëllim të prishjes së atmosferës së frikës dhe shtypjes që regjimi përpiqet të imponojë tek njerëzit.

Këto aktivitete u zhvilluan në Teheran, Mashhad, Ahvaz, Semnan Malard, Kazerun dhe Karaj.

“Democracy & freedom with Maryam Rajavi,” say MEK Resistance Units

Njësitë e Rezistencës përhapën parulla të tilla si “Një republikë demokratike me Marjam Raxhavi”, “Demokraci dhe liri me Marjam Raxhavi”, “Drejtësi dhe liri me Marjam Raxhavi” dhe “Poshtë Khamenei, përshëndetje për Raxhavin, demokraci dhe liri me Marjam Raxhavi, ”Përshëndetje për luftën kryesore të Marjam Raxhavit për përmbysjen e mullahëve.

Në Kazerun, Njësitë e Rezistencës shkruan në një mur “Pa dyshim që mullahët do të përmbysen, ne do të kemi një shtet sovran me Marjam Raxhavi.”

Vitet e fundit, Njësitë e Rezistencës Iraniane janë zgjeruar në të gjithë Iranin. Gjatë Samitit Botëror Tri-ditor të Liri Iranit nga 10 deri më 12 korrik, Njësitë e Rezistencës dërguan një mijë mesazhe mbështetjeje nga i gjithë vendi. Udhëheqësi suprem i Iranit e ka shënjestruar disa herë MEK -un si shkakun kryesor të telasheve të tyre gjatë kryengritjeve të fundit në Iran.