
MEK publikoi një raport në lidhje me katër varre masive të fshehura të dëshmorëve të rënë për liri në qytetin Masjed Soleiman, Iranin Jugperëndimor. Ky zbulim i ri edhe një herë nënvizon nevojën për t’i kërkuar llogari regjimit për krimin e tij kundër njerëzimit në 1988.
Mbështetësit e MEK-ut, ish-të burgosurit politikë dhe anëtarët e familjeve së dëshmorëve identifikuan vendin e varrimit të disa dëshmorëve të masakrës së vitit 1988 të 30,000 të burgosurve politikë dhe dëshmorëve të tjerë, të vrarë në 1980. Disa nga këta dëshmorë janë identifikuar.
Vendet e njohura në Masjed Soleyman
Deri më tani, janë zbuluar katër nga tetë vendet e dyshuara të varreve në Masjed Soleyman. Të varrosur në këto zona janë mbështetës të MEK-ut që mbronin demokracinë në vitet 1980 si dhe simpatizantë të grupeve të tjera të opozitës.
Këto varre sekrete ndodhen në zonat e mëposhtme:
- “Shkolla Kharejiha”
- Bey-Bayan
- “Qadamgah” Imam Reza
- Kopështi Nasirha në Ney-Nardeban





