Sunday, February 5, 2023

Teksa një revolucion po shfaqet në Iran, është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të mbështesë njerëzit

Ka kaluar gati një vit që kur Irani u trondit nga protestat që përfshinin mbi 200 qytete dhe qyteza. Eshtë vetëm çështje kohe para se të shpërthejnë përsëri trazirat mbarëkombëtare dhe kur të ndodhë, komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i gatshëm të njohë dëshirën e popullit iranian për ndryshimin e regjimit dhe lirinë.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) ka thënë vazhdimisht se ndryshimi i regjimit në Iran duhet të ndodhë përmes përpjekjeve të popullit iranian. Por zonja Rajavi gjithashtu e ka bërë plotësisht të qartë se qeveritë e huaja kanë përgjegjësi të njohin dëshirën e popullit iranian për ndryshimin e regjimit dhe të drejtën e tij për rezistencë kundër regjimit klerik.

Potenciali për kryengritje të mëtejshme nuk është diskutuar seriozisht nga askush me njohuri për çështjet iraniane, madje as nga vetë regjimi iranian. Në fakt, për gati tre vjet, zyrtarët e regjimit kanë paralajmëruar njëri-tjetrin në lidhje me ndikimin në rritje dhe forcën organizative të Rezistencës Iraniane, veçanërisht MEK.

MEK luajti një rol udhëheqës jo vetëm gjatë kryengritjes së nëntorit 2019 por edhe lëvizjen para saj, një lëvizje mbarëkombëtare që u shfaq në ditët e fundit të 2017 pastaj zgjati në pjesën më të madhe të janarit 2018. Në mes të asaj kryengritjeje të parë, udhëheqësi suprem i regjimit Ali Khamenei mbajti një fjalim në të cilin ai tha se MEK e kishte “planifikuar prej muajsh” që të krijonte protesta dhe thirrje si ajo “vdekje dikatorit”.