Friday, July 26, 2024

Iranianët dhe Mbështetësit e MEK në SHBA dhe Europë Mirëpresin Sanksionet mbi Regjimin Iranian

 

Iranianë mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), mbajtën një tubim përpara Shtëpisë së Bardhë të martën në mbështetje të sanksioneve mbi regjimin e mullahëve. Ata nxitën gjithashtu komunitetin ndërkombëtar që t’i kërkojë llogari regjimit iranian për krimet e tij kundër njerëzimit. Ata përsëritën edhe një herë se fakti që komuniteti ndërkombëtar nuk u ka kërkuar llogari mullahëve për masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë iranianë e ka trimëruar regjimin për të vazhduar me shkeljet e të drejtave njerëzore, veçanërisht vrasjen e 1500 protestuesve gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor 2019 dhe ekzekutimin e kampionit të mundjes Navid Afkari.

Mbështetësit e MEK dhe pjesëtarët e diasporës iraniane e zhvilluan këtë tubim njëkohësisht me fjalimet vjetore të Asemblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Iranianët në këtë tubim përsëritën faktin se regjimi i mullahëve kupton vetëm gjuhën e rreptësisë dhe paqësimi i këtij regjimi mesjetar e terrorist vetëm sa do ta shtojë vuajtjen e popullit iranian dhe përhapjen e terrorizmit në mbarë globin.