Friday, March 29, 2024

Iran: Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës në 19 Qytete

Në ndjekje të aktiviteteve të tyre kundër represionit, të martën, më 12 prill 2022, mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe Njësive të Rezistencës vendosën banderola dhe pankarta dhe shkruan grafitti ku i bënin thirrje popullit iranian të ngrihet për të përmbysur regjimin klerikal dhe për të çliruar Iranin. Këto aktivitete u zhvilluan në Teheran, Karaj, Arak, Rasht, Hamedan, Kermanshah, Khorramabad, Shahrekord, Shiraz, Aligudarz, Yazd, Ahvaz, Khorramshahr, Fooladshahr, Lamerd, Shush, Gachsaran, Bojnurd dhe Torbat-e Jam.

Në parulla thuhej: “Massoud Rajavi: Njësitë e Rezistencës janë zotuar të thyejnë prangat e regjimit të mullahëve”, “Maryam Rajavi: regjimi klerikal mund dhe duhet të rrëzohet, dhe është e mundur të vendoset liria e sovraniteti i popullit”, “Demokraci, liri me Maryam Rajavin, “Vdekje Khameneit, Raisit, rroftë Rajavi.”

Fotografitë e disa prej këtyre aktiviteteve mund t’i shihni më poshtë.