Teheran – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK natën e Novruzit. -” Maryam Rajavi: Ky Eid është kumtues i mposhtjes së Velayat-e Faqih dhe fillimit të pranverës së lirisë”
“Novruz 1400, kumton përmbysjen e regjimit klerikal”
Natën e Novruzit, Vitit të Ri iranian, mbështetësit e MEK dhe Njësitë e Rezistencës vendosën postera të mëdhenj e afishe, dhe shkruan graffiti nëpër zona publike, duke nënvizuar perspektivën e ndritshme të përmbysjes së diktaturës fetare në vitin e ri, dhe i bënë thirrje popullit iranian që të ngrihet e të protestojë kundër regjimit klerikal. Raporte të shumta tregojnë se populli i ka mirëpritur këto veprimtari të Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK në Teheran e qytete të tjera.
Krahas zonave të tjera të Teheranit, këto veprimtari, foto të të cilave mund të shihen më poshtë, janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Iranit.
Të frymëzuar nga mesazhi që qarkulloi gjerësisht i Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), disa nga slloganet lexonin: “Maryam Rajavi: Ky Eid kumton mposhtjen e regjimit Velayat-e Faqih dhe fillimin e pranverës së lirisë”, “Maryam Rajavi: Viti i Ri mundet dhe duhet të jetë një vit plot me protesta”, “Maryam Rajavi: Urimet më të ngrohta për rininë e rebeluar.” Disa nga slloganet e tjera ishin: “Massoud Rajavi (udhëheqësi i Rezistencës Iraniane): Nuk do të pushojmë deri sa atdheu ynë i pushtuar të çlirohet nga diktatura. Për ta arritur këtë, do të na duhet të luftojmë njëqind herë më fort,” “Në Novruz 1400, le të kujtojmë dëshmorët,” “Novruz 1400, një vit premtues për përmbysjen e regjimit klerikal,” “Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi-t.”
Teheran – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK në natën e Novruzit – “Në Novruz 1400, le të kujtojmë dëshmorët.” – 20 mars 2021
Teheran – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK në natën e Novruzit – “Le të ngrihemi për ta përmbysur regjimin klerikal dhe për ta çliruar atdheun tonë të bukur.” – 20 mars 2021
Teheran – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK në natën e Novruzit – Graffiti në vende të ndryshme – “Poshtë Khamenei” –20 mars
Kerman – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK në natën e Novruzit – “Gëzuar Novruzin Massoud-it dhe Maryam-it, si dhe të gjithë anëtarëve të MEK e Njësive të Rezistencës”
Isfahan – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës në natën e Novruzit – “Novruz 1400, një vit premtues për përmbysjen e regjimit klerikal” – 20 mars 2021
Isfahan – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK në natën e Novruzit – “Massoud Rajavi: Nuk do të pushojmë deri sa atdheu ynë i pushtuar të çlirohet diktatura dhe për ta arritur këtë do të duhet të luftojmë njëqind herë më fort” – 20 mars 2021
Neyshabur – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK në natën e Novruzit – “Maryam dhe Massoud, populli iranian mezi po e pret ditën kur të mund t’ju shohë ju në një Iran të lirë”- 20 mars 2021
Kermanshah – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK në natën e Novruzit – “Novruz 1400, mundësia që regjimi klerikal të përmbyset është 100%” – 20 mars 2021