Iran: Djegia e Posterave të Soleimani-t në Qytete të Ndryshme

767

Reagimi i Tërbuar i Regjimit ndaj Djegies së Statujës së Soleimani-t

 

Pas djegies së statujës së Qassem Soleimani-t në Shahrekord nga Njësitë e Rezistencës vetëm pak orë pasi ishte inauguruar, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, 7 janar, Njësitë e Rezistencës në Teheran dhe qytete të tjera u vunë flakën posterave të mëdhenj të Qassem Soleimani-t dhe Khamenei-t. .

Udhëheqësit e regjimit dhe media reaguan furishëm ndaj djegies së statujës së Soleimani-t në Shahrekord. Përfaqësuesi i Khamenei-t në Shahrekord, Mohammad Ali Nekounam, u ankua dje: “Telefoni ra pak para mesnatës dhe mora lajmin që më kujtoi natën (kur Soleimani u vra) kur ishim të përlotur… dhe sot statujës së tij iu vu zjarri në errësirën e natës, njësoj si ajo që ndodhi në errësirën e natës në aeroportin e Bagdadit.”

Qassem Soleimani luante një rol kyç në masakrat dhe gjenocidet në rajon, veçanërisht në Irak dhe Siri. Ai drejtoi operacionet terroriste të regjimit iranian dhe mercenarët e tij kundër Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) në kampet Ashraf dhe Liberty në Irak dhe udhëhoqi masakrën e 52 anëtarëve të MEK në Ashraf më 1 shtator 2013. Më 1 janar 2022, Ali-Akbar Salehi, ish-ministri i jashtëm i regjimit dhe ish-kreu i agjencisë së tij të energjisë atomike, vuri në dukje rolin kyç të Soleimanit në politikën e jashtme të regjimit iranian dhe në emërimin e ambasadorëve të tij. Salehi tha: “Ne koordinoheshim për emërimin e ambasadorëve në Libi dhe Tunizi (me Soleimani-n) për shkak se rrethanat e veçanta atje kërkonin ambasadorë të veçantë. Ata duhej edhe të ishin diplomatë, edhe të kishin një background terreni (d.m.th. terrorist).