Friday, March 29, 2024

Iran: Regjimi Është Direkt Përgjegjës për Vdekjen e Baktash Abtin

Thirrje për Krijimin e një Komisioni Hetimor Ndërkombëtar për të Hetuar Situatën e të Burgosurve në Iran

 

Rezistenca Iraniane u shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të të burgosurit politik Baktash Abtin dhe ngarkon regjimin klerikal dhe Khamenei-n me përgjegjësi direkte për vdekjen e tij.

  1. Abtin, një 47-vjeçar anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve, u arrestua dhe u burgos në mesin e pandemisë së Koronavirusit në tetor 2020.

Pavarësisht thirrjeve të shumta nga brenda dhe jashtë vendit, regjimi refuzoi t’i lironte përkohësisht të burgosurit gjatë pandemisë dhe vazhdoi të pengonte trajtimin e të burgosurve që e kishin marrë virusin. Regjimi gjithashtu ka penguar transferimin e tyre në spital. Z. Abtin është viktima më e fundit e kësaj sjelljeje kriminale.

Rezistenca Iraniane u kërkon Kombeve të Bashkuara dhe organeve kompetente që ta dënojnë ashpër sjelljen çnjerëzore të regjimit klerikal në burgje dhe bën thirrje për formimin e një komisioni ndërkombëtar hetimor për të hetuar situatën e të burgosurve në Iran dhe vdekjen e Z. Abtin.