Një tjetër hakërim që zbuloi të vërtetën rreth Iranit

535

Ndryshe nga kudo në botë ku hakërimi cilësohet si krim kibernetik dhe kryesisht ndërthuret me keqinformimin ose manipulimin e opinionit publik, në Iran ka incidente që shërbejnë për të kundërtën.

 

Më 7 shkurt, një grup kibernetik iranian që e quan veten Edalat-e Ali (persisht për drejtësinë e Imam Aliut) i tha RFERL (Radio Evropa e Lirë) se kishte hakuar sistemin e rrjetit të mbikëqyrjes në burgun Ghezel Hessar të Karaj dhe kishte akses në disa prova në lidhje me krimet kryer nga regjimi iranian.

 

“Ne, iranianët, jemi të burgosur politikë të këtij regjimi autoritar dhe do t’i kthejmë Ceremonitë e 10 Ditëve të Faxhrit në një periudhë rifillimi të protestave mbarëkombëtare,” njoftoi grupi.

 

Edalat-e Ali publikoi gjithashtu dokumente, duke përfshirë një listë me 1,846 protestues të arrestuar gjatë kryengritjes së nëntorit 2019 dhe atë për të cilën ata ishin akuzuar. Këta persona u burgosën dhe u torturuan për akuza si “prishje e rendit”, “propagandë kundër regjimit”, “fyerje e drejtuesve të regjimit” në internet dhe “mbledhje dhe bashkëpunim me qëllim për të vepruar kundër sigurisë kombëtare”.

 

Shumë prej këtyre personave janë dënuar me nga një muaj deri në 10 vjet burgim dhe një numër i konsiderueshëm janë dënuar edhe me fshikullim.

 

Grupi gjithashtu dorëzoi një dokument “shumë konfidencial” për Iran International me qendër në Londër, i cili tregonte se zyrtarët iranianë në Gjyqësor po diskutojnë gjykatat ndërkombëtare që po trajtojnë abuzimet e të drejtave të njeriut në Iran dhe kanë bërë sugjerime se si regjimi iranian duhet të trajtojë këto gjykata.

 

Duke iu referuar Gjykatës së Popullit Aban, Gjykatës së Iranit dhe Gjykatës suedeze ku Hamid Noury, një roje burgu dhe bashkëpunëtor në masakrën e të burgosurve politikë në vitin 1988, një zyrtar në drejtësinë e provincës së Teheranit ka bërë disa rekomandime. Një nga dokumentet e fundit, i publikuar me temën “Gjyqet për të drejtat e njeriut kundër Republikës Islamike të Iranit në Evropë” u nënshkrua më 15 nëntor nga Mir Mostafa Seyed Ashrafi, zëvendësprokuror dhe kreu i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Teheran.