Monday, February 6, 2023

Ish-Deputeti Pranon Krimet e Regjimit Gjatë Protestave të Iranit në 2019-ën

Iran, IRGC, Iran Protests, MEK, NCRI, uprising

Kryengritja mbarëkombëtare e nëntorit 2019 në Iran

 

Në një intervistë më 21 prill, Mahmoud Sadeghi, ish-anëtar i parlamentit të regjimit, e pranoi faktin që regjimi i mullahëve ka masakruar protestues gjatë protestave madhore të Iranit në nëntor 2019. Komentet e Sadeghi tregojnë edhe një herë shkallën e dhunës së regjimit.

“Mahmoud Sadeghi, në një intervistë, tregoi strategjinë e Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare [Ali Shamkhani] gjatë protestave të nëntorit 2019. Një narrativë që, sigurisht, nxiti reagim nga institucioni, i cili e mohoi atë,” shkruante shtetërorja Emtedad-e No të mërkurën.

Në një video të publikuar në fillim të prillit, Sadeghi kishte thënë: “Në komisionet që kishin për detyrë të merreshin [me kryengritjen e nëntorit] u pyet nëse kishte shenja të grupeve opozitare, por ata thanë jo. I thashë Z. Shamkhani se këta janë njerëz. Ata po vrasin njerëz nëpër rrugë. Çfarë po bëni? Do të vazhdoni të vrisni nëse ata vazhdojnë të dalin nëpër rrugë? Shamkhani tha, po, do ta bëjmë.”

Si përgjigje, Ali Shamkhani dhe Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të regjimit e kërcënuan Sadeghi-n me ndjekje penale.

Duke folur për Emtedad-e No, Sadeghi tha: “Tragjedia e nëntorit 2019, me shkallën e lartë në vend dhe numrin e paprecedent të viktimave e të vrarëve, nuk ishte një çështje e fshehtë apo e mohueshme.”

Gjatë protestave madhore të Iranit në nëntor, mbi 1500 protestues u vranë nga forcat e regjimit, sipas raporteve të mbledhura nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Reuters më vonë e konfirmoi që 1500 është numri i dëshmorëve të protestave të Iranit në 2019-ën.