Iran: Mbyllja e Supozuar e Policisë së Moralit Nuk do t’a Ndihmonte Regjimin që Gjendet në Prag të Vdekjes

329

Pezullimi i supozuar i “policisë famëkeqe të moralit” të Iranit bëri bujë në media ditët e fundit. Me kalimin e ditëve, u duk se kishte shumë zhurmë për asgjë. Ky lajm bombastik u përhap pas një konference për shtyp nga prokurori i përgjithshëm i regjimit, Mohammad Montazeri, më 3 dhjetor.

The head of the Committee for Determining Criminal Web Content - Mohammad Jafar Montazeri

“Në përgjigjen e tij ndaj një gazetari në lidhje me mbylljen e policisë  së moralit, Montazeri tha: “Ky organ nuk ishte i lidhur me gjyqësorin dhe u anulua nga ata që e krijuan,” siç u citua në faqen shtetërore Entekhab më 3 dhjetor.

Fraksionet dhe apologjetët e regjimit filluan me shpejtësi të përhapin lajme të rreme dhe të bëjnë bujë të madhe për këtë gjest mjaft patetik. Fatkeqësisht, disa media me famë ndërkombëtare i besuan ata.

Sipas faqes shtetërore Entekhab më 1 dhjetor, Montazeri tha: “Parlamenti dhe Këshilli Suprem i Revolucionit Islamik po studiojnë dhe punojnë në lidhje me mbulimin e detyrueshëm dhe do të kemi rezultate brenda 15 ditëve. Këto vendime duhet të merren bazuar në mençuri.”

“Mençuria” për të cilën foli Montazeri ishte një kombinim i mashtrimit dhe represionit.

Më pak se një ditë pasi Montazeri njoftoi mbylljen e policisë së moralit, media shtetërore e Iranit raportoi se patrullat nëpër lagje do të shtoheshin dhe do të kishte më shumë forca të sigurisë në përpjekje për të vendosur “lidhje” me publikun!

Përveç kësaj, sipas faqes shtetërore Tabnak më 1 dhjetor, deputeti Hossein Jalali tha: “Ne do t’i rrisim pasojat e mosbulimit në publik”.

“Të bësh një hap prapa nga plani i Dëlirësisë dhe Hixhabit është njësoj si ta braktisësh Republikën Islamike. Nëse kodi islamik i veshjes eliminohet, do të zhduket edhe Republika Islamike”, tha ai. Ai gjithashtu u premtoi mbështetësve të regjimit se “individëve të mbuluar në mënyrë të jo të saktë do t’u mbylleshin llogaritë bankare”.

Për teokracinë qeverisëse të Iranit, shkeljet e të drejtave të njeriut, veçanërisht shkeljet e të drejtave të grave, konsiderohen si një shtyllë e ekzistencës dhe e vetmja metodë për ta kontrolluar shoqërinë e trazuar. Për shkak të natyrës së tij dhe për shkak të kërcënimit ekzistencial që ndjen nga kryengritja, fashizmi fetar nuk mundet dhe nuk do të tregojë as fleksibilitetin më të vogël në qasjen e tij mesjetare ndaj shoqërisë. Sepse një çarje e vetme në aparatin e tij represiv, siç është pohuar nga lideri suprem i regjimit Ali Khamenei, do ta rrëzonte menjëherë të gjithë sistemin.

Ekspertët e Teheranit në Perëndim e kishin bërë qimen tra për sa i përket pezullimit të policisë së moralit. Në të njëjtën kohë, forcat e sigurisë vazhdonin me vrasjet në masë dhe arrestimin arbitrar të protestuesve në muajin e tretë të kryengritjes mbarëkombëtare të Iranit. Videot nga Irani tregojnë forcat shtypëse plotësisht të armatosura që hapin zjarr ndaj protestuesve të paarmatosur. Ata gjithashtu rrëmbejnë, torturojnë dhe vrasin protestuesit ndërsa pretendojnë në mënyrë të rreme se viktimat kanë kryer “vetëvrasje”.

Regjimi zgjedh të largojë dhe vëmendjen ndërkombëtare nga krimet e tij kundër njerëzimit dhe nga revolucioni në zhvillim e sipër në Iran.

Protestat shpërthyen në Shtator pas vdekjes së Mahsa Aminit ndërkohë që ishte arrestuar nga policia e moralit. Vdekja e saj nxiti një kryengritje mbarëkombëtare, ku njerëzit bërtasin kundër regjimit dhe kërkojnë ndryshimin e regjimit.

I dëshpëruar për ta mposhtur atë që shumë e konsiderojnë si revolucion demokratik të Iranit, fashizmi fetar iu drejtua mashtrimit dhe dhunës. Apologjetët e Teheranit dhe “alternativat” e tij të fabrikuara janë përpjekur të shesin këtë nocion të pavend se kërkesa e grave iraniane është e kufizuar në lirinë e zgjedhjes se çfarë të veshin.

Ky plan ka dështuar, pasi gratë iraniane, qoftë në zonat më konservatore të vendit si Zahedan apo në metropole si Teherani, theksuan se “me apo pa hixhab, përpara drejt lirisë”.

Ulja e kërkesave të grave iraniane në heqjen e mbulimit të detyrueshëm është në të vërtetë anashkalim i rolit të tyre udhëheqës në kryengritjen mbarëkombëtare. Alternativa ndaj teokracisë në pushtet është një Islam tolerant dhe një lëvizje e udhëhequr nga gratë iraniane.

Ndërkohë që disa vëzhgues vazhdojnë të argumentojnë se shoqëria iraniane është distancuar nga feja, në mungesë të çdo mjeti për kërkime të sakta demografike dhe të transparencës në një vend si Irani, asnjë përfundim i rëndësishëm nuk mund dhe duhet të nxirret në këtë drejtim. Kryesisht, ndërkohë që një pjesë e popullsisë i qëndron ende bindjeve të saj, theksimi i një çështjeje kaq të ndjeshme do t’u shërbejë vetëm atyre që duan të largojnë disidencën dhe të përpiqen për sigurinë e tyre.

Lëvizja e Rezistencës Iraniane është fokusuar në këtë çështje, duke fuqizuar kështu gratë dhe duke i hapur rrugën atyre drejt pozicioneve udhëheqëse në radhët e Rezistencës Iraniane. Kjo është ajo të cilës regjimi i frikësohet më shumë. Prandaj, ai përpiqet t’i kufizojë kërkesat e grave iraniane në disa të drejta themelore.

Këto metoda nuk duhet të mashtrojnë askënd. I ashtuquajturi shfuqizim i policisë së moralit nuk është gjë tjetër veçse një zallamahi e kotë. Kërkesa e vërtetë e iranianëve është ndryshimi i regjimit, dhe kjo është ajo që bota duhet të njohë dhe mbështesë duke lejuar popullin iranian të përdorë të drejtën e tij për vetëmbrojtje. Regjimi gjendet në situatën më të cenueshme dhe bota nuk duhet t’i besojë mashtrimet e tij.