Friday, March 29, 2024

Iran: Pothuajse 5 milion studentë të tjerë privohen nga arsimimi

 

Millions of students locked out of virtual classrooms due to poverty and lack of access to the internet Miliona studentë nuk mund t’i aksesojnë klasat virtuale për shkak të varfërisë dhe mungesës së aksesit në internet

 

Ne nuk mundemi dhe nuk do t’i lejojmë të ardhmet e fëmijëve tanë e të rinjve që të bëhen një tjetër viktimë e kësaj sëmundjeje [koronavirusit],” ka thënë kryeministri irlandez Michael Martin gjatë një fjalimi kombëtar, duke theksuar se sa e rëndësishme është që shkollat të mbeten hapur në Irlandë.

Shtetet kanë zgjedhur përqasje të ndryshme për sa i përket hapjes apo mbylljes së shkollave gjatë pandemisë apo lockdoën-eve të përkohshme.

Ndërsa në Iran, fëmijët dhe të ardhmet e tyre janë viktima të koronavirusit si dhe të politikave të regjimit iranian.

Në varësi të situatës së koronavirusit në zona të ndryshme, regjimi ka shpallur tre metoda kryesore për arsimimin e studentëve: arsimim normal me praninë e studentëve në klasa, mësim në distancë përmes platformës online SHAD, dhe arsimim përmes programeve televizive live.

Tani, pothuajse të gjitha shkollat dhe universitetet janë të mbyllura dhe SHAD është e vetmja urë me të cilën studentët mund të lidhen me mësuesit e tyre. Aplikacioni SHAD kërkon internet me shpejtësi të lartë dhe telefona celularë apo tabletë të cilësisë së lartë. Ky është një problem tepër i madh për një vend ku mbi 70 përqind e popullit jeton nën pragun e varfërisë dhe mbi 30 përqind mezi e sigurojnë bukën e gojës.

Ka shumë raporte për sa i përket studentëve që nuk mund të kenë akses në klasat virtuale dhe privohen nga arsimimi. “Rreth 3.2 milion studentë privohen nga arsimimi virtual,” tha zëvendës ministri i arsimit më 17 dhjetor duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve Tasnim. “Mungesa e aksesit në internet apo në një telefon celular është arsyeja e privimit nga arsimimi virtual,” shtoi Qassem Ahmadi Lashki.