Forcat e pushtetit iranian në Shushtar, Provinca Khuzestan, qëlluan një furgon duke shkaktuar vdekjen e një fëmije 9-vjeçar të quajtur Morteza Delf Zargani.
Sipas raportimeve të mediave, Jafar Delf Zargani, babai i fëmijës, ka treguar për ngjarjen e tmerrshme, duke thënë se makina e policisë ka hapur zjarr ndaj automjetit të tyre. Plumbi ka goditur fëmijën e tyre 9-vjeçar, shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Jafar tha: “Kur pashë makinën e policisë duke na ndjekur, desha të ndaloja, por pa asnjë paralajmërim dhe pa ndonjë urdhër, makina jonë u qëllua papritmas. Morteza vetëm më shikoi dhe vdiq në vend.”