Thursday, March 28, 2024

Iran: Kreu i Gjyqësorit të Mullahëve Shpall “Amnisti” për 22,000 të Burgosur të Kryengritjes: Pranim i Paqëllimshëm i Shkallës Astronomike të Arrestimeve

Rezistenca iraniane ishte e para që njoftoi në fillim të nëntorit se numri i të burgosurve të kryengritjes i kalon 30,000

Sot, të hënën, më 13 mars, agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se kreu i gjyqësorit të mullahëve kishte njoftuar: “Deri më tani, 82,000 njerëzve u është dhënë amnisti dhe ky numër mund të rritet. 22,000 prej tyre janë mes të arrestuarve gjatë kryengritjes që ose janë dënuar ose janë falur para dënimit.

Rezistenca Iraniane ishte pala e parë që njoftoi në fillim të nëntorit 2022 se “numri i arrestimeve është mbi 30,000”. Kjo u bë e ditur në një deklaratë më 7 nëntor nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Para kësaj deklarate, më 23 tetor 2022, Komiteti i Sigurisë dhe Antiterrorizmit i NCRI zbuloi raportin “tepër konfidencial” nga Komandanti i Përgjithshëm i IRGC për Ali Khamenei, sipas të cilit 20,445 persona ishin arrestuar në dy javët e para të kryengritjes. Sipas këtij raporti, 9654 prej tyre janë arrestuar nga IRGC, 9545 nga Forca e Sigurisë së Shtetit (SSF), dhe 1246 nga Ministria e Inteligjencës.

Njoftimi për lirimin e 22.000 të burgosurve të kryengritjes është një pranim i paqëllimshëm i përmasave astronomike të arrestimeve të verbëra dhe masive si një mënyrë për të shtypur kryengritjen e përgjithshme të popullit iranian. E ashtuquajtura amnisti bëhet ndërkohë që, nga njëra anë, shumica e të arrestuarve e të burgosurve të kryengritjes, të rinjtë sfidues dhe Njësitë e Rezistencës janë ende nën presion dhe torturë nëpër burgje dhe, nga ana tjetër, vazhdon arrestimi i të rinjve, mbështetësve dhe familjarëve të PMOI/MEK dhe atyre që bëjnë rrjedhjen e informacionit të raporteve për helmimin e studentëve.

Rezistenca Iraniane nënvizon edhe një herë nevojën që misioni hetimor ndërkombëtar të vizitojë burgjet e regjimit dhe të takohet me të burgosurit, si dhe kërkon veprim të menjëhershëm dhe efektiv nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e të drejtave të njeriut për ta detyruar regjimin t’i lirojë të gjithë të burgosurit e kryengritjes.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-PARIS)

13 shkurt 2023