Thursday, March 28, 2024

Iran: Gjykata e Apelit në Bruksel Pezullon Urdhërin për Lirimin e Assadollah Assadi-t

Të premten, Gjykata e Apelit e Brukselit e ndaloi qeverinë belge të transferojë në Iran diplomatin terrorist të regjimit iranian Assadollah Assadi.

Në vitin 2018, Assadi organizoi një komplot terrorist për të shpërthyer eksplozivë në tubimin e NCRI-së të atij viti, ku dhjetëra mijëra emigrantë dhe politikanë të njohur ishin mbledhur në një hapësirë eventesh pranë Parisit. Në fund komploti u pengua nga forcat europiane të zbatimit të ligjit, por ai mund të kishte qenë potencialisht sulmi më i keq terrorist në kontinent deri më sot, dhe vitin e kaluar një gjykatë belge e dënoi Assadin, një diplomat-terrorist, me 20 vjet burg.

Në mars, regjimi iranian dhe Belgjika nënshkruan një traktat për të përgatitur terrenin për lirimin e Assadit, traktat i cili iu zbulua publikut vetëm në fund të qershorit, kur u paraqit në parlamentin belg për ratifikim.

Traktati u miratua më 20 korrik, me 79 vota pro, 41 kundër dhe 11 abstenime. Procesi i votimit zgjati deri në mesnatën e së mërkurës, dhe deputetët e opozitës belge e kundërshtuan ashpër traktatin.

Urdhri i gjykatës, sipas agjencisë së lajmeve Belga, përcakton se “shtetit të Belgjikës i ndalohet provizorisht, me gjobë prej 500,000 euro, të tentojë në çfarëdo mënyre ta transferojë zotin Assadollah”.

Mesnatën e së mërkurës, 29 korrik 2022, pasi parlamenti i Belgjikës ratifikoi projektligjin e turpshëm që inkurajon terrorizmin dhe pengmarrjen, disa paditës paraqitën menjëherë ankesën e tyre urgjente në gjykatë.

Paditësit përfshinin znj. Maryam Rajavi, Presidente e zgjedhur e Rezistencës Iraniane; Seyed Ahmed Ghazali, ish-kryeministër algjerian; Giulio Terzi, ish-ministër i Jashtëm italian; Ingrid Betancourt, ish-senatore kolumbiane; Linda Chavez, Kryetare e Qendrës për Mundësi të Barabarta; Robert Torricelli, ish-senator nga Nju Xhersi; Tahar Boumedra, Drejtor i JVMI dhe ish-Kryetar i Zyrës për të Drejtat e Njeriut të Misionit të Asistencës për Irakun të Kombeve të Bashkuara (UNAMI); Dr. Sanabargh Zahedi, kryetar i Komitetit Gjyqësor të NCRI; Mohammad Mohaddessin, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI; Farzin Hashemi, dhe Javad Dabiran, nga Komisioni i Punëve të Jashtme i NCRI.

Mediat belge raportuan se “Një avokat që punon për një grup opozitar iranian në mërgim tha se gjykata e apelit në Bruksel kishte urdhëruar që qeveria belge të mos ia dorëzonte Assadollah Assadin Iranit pa lejuar që vendimi të kundërshtohej ligjërisht dhe të konfirmohej nga një gjyqtar.

Georges-Henri Beauthier, një avokat që punon për grupin opozitar në mërgim, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), tha se gjykata kishte lëshuar një urdhër që argumenti i qeverisë për çfarëdo propozimi të lirimit të Assadit t’i nënshtrohet “marrjes në pyetje nga pala e kundërt përpara një gjykatësi.”

“Përpara kësaj seance, shteti belg nuk mund të vazhdojë me transferimin e të burgosurve,” tha ai.