NCRI – Shtohet me 9 numri i të burgosurve të varur në Iran, duke përshirë tre në publik ndërkohë që vala e ekzekutimeve vazhdon nën Hassan Rouhani.
Tre burra u vranë në qytetin e Bonab në provincën e Ajzerbajxhanit Lindor të mërkurën në mëngjes.
Në të njëjtën ditë, një tjetër grup prej pesë të burgosur janë varur në burgun e Adelabad në qytetin jugor të Shirazit të cilat nuk ishin shpallur nga regjimi.
Varjet pasuan me ekzekutimin e 26 vjecarit, i burgosur në qytetin e Torqabeh, në veri-lindje të Iranit, të Hënën. I burgosuri u identifikua vetëm me inicialet e tij M.S.
Të paktën tetë persona janë varur në public që nga fillimi i vitit të ri në Iran.
Më shumë se 1.200 burra, gra dhe fëmijë janë ekzekutuar në Iran që nga koha kur Hassan Rouhani u bë president në Korrik të 2013.