Saturday, July 27, 2024

Vetëvrasja e një nxënësi 11-vjeçar për shkak të varfërisë në regjimin klerikal

Një fëmijë iranian ka kryer vetëvrasje për shkak se nuk mund të kishte një telefon celular që ta përdorte për të studiuar nga shtëpia gjatë karantinës.

Nëna e tij ka thënë: Ngaqë nuk kishim mundësi t’i blinim një telefon celular në mënyrë që të merrte pjesë në klasat online, ai vrau veten.

Në një zhvillim të ngjashëm, më 14 shtator, Mani, një djalë 14-vjeçar nga Kermanshah në Iranin perëndimor, ndërkohë që punonte si hamall për të fituar para për blerjen e një telefoni celular për klasat online, i ndjekur nga agjentët kufitarë të regjimit, ka rënë nga mali dhe ka humbur jetën.

Një nxënës tjetër 12-vjeçar në Abadan të Iranit jug-perëndimor, i identifikuar si Meysam, ka kryer vetëvrasje pasi ishte detyruar ta shiste telefonin celular për shkak të varfërisë së familjes.