Vdes pas rrahjes brutalisht nga forcat e sigurisë, kampioni i ri Westler

712

Më 13 janar ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare kampioni i Azisë dhe Botës në mundje, Mohsen Ghasemi.

Në shkurt të vitit 2020, teksa qëndronte në një kamp në Borujerd për rehabilitimin e drogës, ai u sulmua nga forcat e sigurisë së regjimit, pësoi një tronditje dhe për pasojë ai shkoi në koma.

“Pasi u rrah dhe shkoi në koma, Mohsen u zgjua pas rreth dy muajsh dhe për shkak të kostos së lartë të trajtimit, e transferuam nga një spital privat në Spitalin Shtetëror Taleghani”, ka thënë babai i tij. “Ata nuk u kujdesën mirë për djalin tim. Dhe pas një kohe të gjatë në koma, ai vdiq.”