Friday, March 29, 2024

Kriza e Covid-19 në Iran: Khamenei dhe Mafia e Medikamenteve

iran-covid19-crisis (1)

Kriza e Covid-19 në Iran thellohet dita ditës. Ky përkeqësim i krizës po ndodh për shkak të politikave çnjerëzore të regjmit lidhur me Covid-19. Në janar 2021, Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, i ndaloi vaksinat e besueshme kundër Covid-19. Për shkak se themelet e regjimit të tij u tronditën nga protestat e mëdha të Iranit në nëntor 2019, Khamenei e quajti virusin vdekjeprurës të Covid-19 si një “bekim” dhe u përpoq ta përdorte atë për ta qetësuar shoqërinë e trazuar të Iranit. Për këtë arsye, ai i ndaloi vaksinat.

Krahas kësaj, Khamenei nguli këmbë në prodhimin e “vaksinës së vendit,” e cila më vonë u zbulua se ishte një tjetër plan për t’i plaçkitur iranianët. Në gusht, Irani përjetoi krizën e pestë të Covid-19, dhe varianti i rrezikshëm Delta u përhap anembanë vendit. Me shifra rekord të vdekjeve çdo ditë, Khamenei e ndjeu se politika e tij çnjerëzore për Covid-19, e cila vazhdonte ende, vetëm sa do ta shtonte urrejtjen e popullit.

Më 11 gusht, ai u shfaq në televizion duke thënë, “[zyrtarët] duhet të sigurojnë vaksina për popullin. Populli duhet të ketë akses në miliona vaksina.” Për shkak të Khamenei-t dhe politikave kriminale të regjimit të tij, mbi 370,000 iranianë kanë humbur jetën deri tani që nga fillimi i përhapjes së Covid-19 në Iran.