Friday, March 29, 2024

Irani dënon 6 burra dhe gra me goditje kamxhiku, ndërsa 2 burra të tjerë me goditje kamxhiku në publik, për “abuzim ekonomik”

 

Iran flogging- four people to lashesGjyqësori në Iran shpalli në një konferencë për shtyp më 5 shtator se tetë burra e gra janë dënuar me burg dhe goditje kamxhiku për “abuzim ekonomik”.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Zabihullah Khodaeian, në komentet e tij të publikuara nga agjencia shtetërore e lajmeve ISNA  se tetë drejtorë të përfshirë në çështjen e Kompanisë së Tregtimit të Produkteve Petrokimike janë gjykuar dhe dënuar me goditje kamxhiku, burg, dhe gjoba.

Ai tha se kreu ekzekutiv i Kompanisë së Tregtimit të Produkteve Petrokimike, Reza Hamzeh Lu, Asistent-CEO Abbas Samimi, anëtari i Bordit të Drejtorëve Alireza Alaei Rahmani, si dhe Mostafa Tehrani, Drejtori Tregtar Mohsen Ahmadian, dhe CEO i Kompanisë Deniz janë dënuar secili me 20 vite burg, 74 goditje, ndalim të përhershëm të shërbimeve qeveritare dhe ndëshkim financiar të barabartë me shumën që kanë fituar me anë të veprimtarive kriminale për “pjesëmarrje në ndërhyrje madhore në sistemin ekonomik duke prishur shpërndarjen e monedhave nga eksportimi i produkteve petrokimike të kompanive prodhuese, që arrijnë shumën 6 bilion e 656 milion euro”.

Sam Hamed Saedian dhe Abolfazl Maleki Shams Abadi, dy CEO të tjerë, janë dënuar gjithashtu me 15 vite burg dhe 74 goditje në publik, si dhe gjoba.

“Këto vendime janë përfundimtare dhe të parevokueshme, përveçse me anë të rigjykimeve dhe aplikimit të Nenit 477,” shton Khodaeian.

Në korrik 2018, pas rrahjes në publik me kamxhik të një personi tjetër në provincën Khorasan Razavi, Amnesty International e pati dënuar këtë ndëshkim mizor me anë të një deklarate.

“Përdorimi i ndëshkimeve mizore dhe çnjerëzore si rrahja me kamxhik, amputimi, dhe verbimi janë një mësymje e tmerrshme ndaj dinjitetit njerëzor dhe shkelin ligjin ndërkombëtar për ndalimin absolut të torturës dhe trajtimeve apo ndëshkimeve të tjera poshtëruese,” pati thënë në atë kohë Philip Luther i Amnesty.

“Si palë e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, Irani është i detyruar ligjërisht ta ndalojë torturën dhe trajtimet apo ndëshkimet e tjera mizore, çnjerëzore, dhe poshtëruese. Është thjesht i papranueshëm fakti që autoritetet iraniane vazhdojnë t’i lejojnë ndëshkime të tilla dhe t’i justifikojnë ato në emër të mbrojtjes së moralit fetar.”

Mbi 100 “vepra penale” janë të ndëshkueshme me goditje kamxhiku sipas ligjit iranian. Këto vepra penale përfshijnë vjedhjen, sulmin, vandalizmin, shpifjen, dhe mashtrimin. Ato mbulojnë gjithashtu akte që nuk duhet të kriminalizohen, si tradhëtia bashkëshortore, marrëdhëniet intime midis çifteve të pamartuara, “shkelja e moralit publik” dhe marrëdhëniet seksuale konsensuale brenda të njëjtit seks.