
Më 19 tetor, Ali Mohammad Mohammadi, 45 vjeç, dhe vëllai i tij Eslam Mohammadi, 38 vjeç, nga Ramhormoz, u ekzekutuan në burgun Sepidar në Ahvaz. E tronditur nga ekzekutimi i të bijve, nëna e tyre vdiq nga një atak në zemër. Banorët e Ramhormoz protestuan ndaj këtij akti kriminal por forcat represive i sulmuan ata brutalisht, duke plagosur e arrestuar disa prej tyre.
Më 20 tetor, në një tjetër akt kriminal, një i burgosur i etnisë Baluch u var në Burgun Qendror të Zahedan pavarësisht se ishte 80% i verbër.
Rezistenca Iraniane i nxit edhe një herë Kombet e Bashkuara dhe të gjitha organizatat e të drejtave njerëzore që të marrin masa urgjente për t’i ndaluar ekzekutimet arbitrare dhe kriminale në Iran. Dhunimet flagrante të të drejtave njerëzore në Iran duhet t’i referohen Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe liderët e regjimit duhet të përballen me drejtësinë për katër dekada krime kundër njerëzimit e gjenocid.





