Tuesday, January 31, 2023

Iran: Të burgosurit politikë përkujtojnë protestat e nëntorit 2019

Evin prisonBurgu Evin

Raportim nga PMOI/MEK

Në përvjetorin e kryengritjes më të madhe në Iran që nga revolucioni i 1979-ës, të burgosurit politikë në qytete të ndryshme bënë homazhe për dëshmorët e këtyre protestave mbarëkombëtare.

“Kryengritja e nëntorit 2019 është një nga rebelimet më të mëdha popullore kundër diktaturës në Iran dhe përgjigjja më e fortë ndaj katër dekadave të vrasjeve e korrupsionit të regjimit të mullahëve,” shkruan një grup të burgosurish politikë nga burgu Evin në një letër të hapur. “Kjo kryengritje do të mbetet e gdhendur përgjithmonë në historinë e Iranit.”

Protestat filluan pasi regjimi i rriti papritmas çmimet e gazolinës. Por ajo që nisi si demonstrata kundër mallrave të shtrenjta u shndërrua shpejt në protesta anti-regjim të cilat u përhapën në mbi 190 qytete. Demonstruesit bënin thirrje për përzënien e mullahëve. Një ndjenjë shumë-dekadëshe inati dhe zemërimi ndaj represionie e korrupsionit të regjimit u kthye në një shpërthim shoqëror i cili i shkundi themelet e pushtetit poshtë këmbëve të mullahëve. Regjimi ia doli ta ruante pushtetin vetëm me anë të një shtypjeje brutale që shkaktoi vdekjen e mbi 1,500 protestuesve.