Sunday, February 5, 2023

Protestuesi iranian ekzekutohet me nxitim në Teheran; 39 të tjerë rrezikojnë vdekjen

Regjimi iranian ekzekutoi me nxitim protestuesin e burgosur Mohsen Shekari, 23 vjeç, mëngjesin e të enjtes, më 8 dhjetor 2022.Gjykata e Lartë iraniane hodhi poshtë apelimin për dënimin me vdekje të Mohsen Shekarit me akuzën e Moharebeh (bërja luftë kundër Zotit) dhe e kreu këtë dënim të enjten në mëngjes.
Shekari është protestuesi i parë që ekzekutohet nga Gjyqësori i Iranit.
Shekari u akuzua se kishte përdorur një hanxhar kundër një anëtari të forcave Bassij, kishte krijuar frikë dhe terror, kishte prishur sigurinë duke bllokuar Sattarkhan Ave. në Teheran dhe kishte plagosur qëllimisht një anëtar në shërbim të forcave Bassij.
Gjyqi i parë i Mohsen Shekarit u mbajt më 1 nëntor në Gjykatën Revolucionare të Teheranit. Vendimi paraprak i dënimit me vdekje u dha më 20 nëntor dhe ky dënim u la më pas në fuqi nga Gjykata e Lartë.
Massoud Setayeshi, zëdhënësi i gjyqësorit, kishte bërë të ditur se ishin dhënë tashmë dënimet me vdekje për shtatë protestues të arrestuar nën akuzën e “Korrupsionit në Tokë” dhe “Bërjes luftë kundër Zotit (Moharebeh)”.

BE u kërkon autoriteteve iraniane që mos të aplikojnë dënimin me vdekje dhe mos të kryejnë asnjë ekzekutim të ardhshëm, dhe të ndjekin një politikë të qëndrueshme drejt heqjes së plotë të dënimit me vdekje.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve iraniane që të mos zbatojnë praktikën e papranueshme të përdorimit të rrëfimeve të detyruara dhe të publikuara si bazë për konstatimin e fakteve të krimeve të supozuara. Është e domosdoshme që autoritetet iraniane të pranojnë të drejtën e individëve të akuzuar për një proces të rregullt ligjor dhe të garantojnë që ata që janë nën çdo formë ndalimi apo burgimi të mos i nënshtrohen asnjë mënyre keqtrajtimi.

BE i bën thirrje Iranit që të respektojë rreptësisht detyrimet e tij të sanksionuara në Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, në të cilin Irani është palë. Të drejtat themelore, duke përfshirë të drejtat për lirinë e shprehjes dhe tubimin paqësor, duhet të respektohen në të gjitha rrethanat.

Bashkimi Europian përsërit kundërshtimin e tij të vendosur dhe parimor ndaj përdorimit të dënimit me vdekje në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Dënimi me vdekje është një dënim mizor dhe çnjerëzor, i cili nuk vepron si parandalues ndaj krimit dhe përfaqëson një mohim të papranueshëm të dinjitetit dhe integritetit njerëzor. Për më tepër, është një dënim përfundimtar që i bën të pakthyeshme gabimet e mundshme të drejtësisë.

 

https://www.teletrader.com/eu-countries-condemn-execution-in-shran/news/details/59097004?internal=1&ts=1670588154229

 

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e përshkroi përbuzjen e regjimit iranian ndaj njerëzimit si “të pakufishme”, duke thënë se Shekari “u gjykua dhe u ekzekutua në një gjyq të përmbledhur të pabesë, sepse ai nuk pajtohej me regjimin. Por kërcënimi i ekzekutimit nuk do ta mbysë dëshirën e njerëzve për liri.”

Për më tepër, nënkryetarja e Parlamentit gjerman Katrin Göring-Eckardt, shkroi në Tëitter se ekzekutimi “reagon me të gjithë brutalitetin e (pa)imagjinueshëm ndaj protestave”.

Që nga fillimi i trazirave, Berlini e ka thirrur disa herë ambasadorin e Teheranit në lidhje me shtypjen e ashpër të protestave popullore.

 

https://www.iranintl.com/en/202212080809

 

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price

Departamenti i Shtetit i SHBA ka denoncuar ekzekutimin e Mohsen Shekarit nga regjimi iranian, duke thënë se këto taktika “drakoniane” kanë për qëllim të frikësojnë njerëzit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha të enjten se ekzekutimi i 23-vjeçarit iranian “përfaqëson një përshkallëzim të ashpër në përpjekjen e regjimit për të shtypur disidencën dhe për t’i shuar këto protesta”.

Ai tha gjithashtu në fjalimin e tij se regjimi ka “grumbulluar” dhe ka arrestuar mijëra njerëz për përfshirjen e tyre në protesta, ndërsa shumë prej tyre tani përballen me “dënime të ashpra, duke përfshirë dënimin me vdekje, në gjyqe të rreme që nuk kanë asnjë proces të rregullt”.

Price paralajmëroi regjimin iranian, “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të koordinohen me aleatët dhe partnerët për t’u përballur me abuzimet e të drejtave të njeriut në Iran, si në publik ashtu edhe në mënyrë jozyrtare,” u shpreh zëdhënësi i SHBA.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, përsëriti të enjten kundërshtimin e fortë të kësaj organizate ndaj dënimit me vdekje.

“Dhe ne na vjen keq për atë që shohim sot në Iran dhe fatkeqësisht edhe në vende të tjera”, tha Dujarric. “Ajo që do të dëshironim të shihnim është një botë ku nuk ka dënim me vdekje.