Saturday, July 27, 2024

Iran: Përkeqësimi Shëndetësor i të Burgosurës Politike Fatemeh Mosanna

·      Autoritetet ndalojnë shtrimin e saj në spital dhe trajtimin e saj jashtë burgut

·      Thirrje për veprim urgjent për lirimin e Fatemeh Mosanna dhe që një mision ndërkombëtar i gjetjes së fakteve të vizitojë burgjet, sidomos burgjet e grave në Iran

Shëndeti i të burgosurës politike Fatemeh Mosanna, e burgosur për pesë vite e gjysëm, është përkeqësuar, por autoritetet në burgun Evin nuk lejojnë një lirim të përkohshëm të saj për trajtim e shtrim në spital. Ajo vuan nga koliti kronik dhe migrena të rënda. Ajo ka vuajtur gjithashtu nga gjakderdhje të rënda në zorrë që në korrik 2020 dhe mjekët kanë thënë se ajo nuk e ka të mundur fizikisht që ta durojë burgimin.