
Sipas Rrjetit shtetëror të Lajmeve, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit tha sot se numri i vdekjeve nga Koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit ishte 154, ndërsa numri i infektimeve 2,566, nga të cilët 1,483, d.m.th. 58%, janë shtruar në spital. Ajo tha gjithashtu se 3,123 pacientë janë në terapi intensive, që është numri më i lartë në muajt e fundit. Ajo e përshkroi situatën në provincat Khuzestan, Khorasan Razavi, Kurdistan, Kermanshah, Hormozgan, Bushehr dhe Ilam si të kuqe, ndërsa situatën e provincave Teheran, Fars, Hamadan, Sistan dhe Baluchestan, dhe Alborz si alarmante.
Zëvendës Ministri i Shëndetësisë i regjimit u citua sot nga agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim duke thënë se: “Nuk ka situatë të qëndrueshme epidemike në asnjë provincë të vendit… Nëse dështojmë në vënien nën kontroll të virusit në këtë periudhë, do të përballemi me kriza edhe më serioze gjatë dimrave të ftohtë.”





