Friday, March 29, 2024

E burgosura politike kurde, Zeinab Jalalian, zhvendoset në burgun famëkeq të Kermanshah

E burgosura politike kurde, Zeinab Jalalian, zhvendoset në burgun e Kermanshah

Të burgosurën politike kurde Zeinab Jalalian e kanë zhvendosur nga Burgu Qendror i Kerman në burgun famëkeq Dieselabad të Kermanshah, në Iranin perëndimor.

E burgosura politike kurde Zeinab Jalalian ka kaluar tre muaj në burgim të izoluar në pavijonin e karantinës të Burgut Qendror të Kerman-it, në Iranin jugor. Atë e zhvendosën në burgun e Kermanshah më 24 shtator 2020.