Grupi i të Drejtave Kritikon Rëndë Shkeljet e Regjimit Iranian në Tetor 2019

720

Shkruar nga Hamideh Taati më 01 nëntor 2019.

Grupi i të drejtave njerëzore Iran Human Rights Monitor (Iran-HRM) ka kritikuar abuzimet e regjimit iranian ndaj të drejtave gjatë muajit tetor 2019.

raportin e tij më të fundit mujor mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran, Iran-HRM thotë: “Muaji tetor është shënuar nga shtypja e lirisë së shprehjes në Iran.”

The UN 3rd Comm.on #HumanRights condemned the mullahs’ regime’s #HumanRightsViolation s over the past 38 years& ëas even more unsympathetic toëard the clerical regime.@JavaidRehman the #UNHRC Special Rapporteur on #Iran, expressed grave concern over the high number of executions. pic.tëitter.com/66lH9vn5ZL

(Komiteti i 3-të i OKB-së mbi të drejtat e njeriut i dënoi shkeljet e të drejtave njerëzore nga regjimi i mullahëve gjatë 38 viteve të fundit dhe u tregua edhe më armiqësor ndaj regjimit klerikal. Javaid Rehman, Raportuesi Special i UNHRC-së mbi Iranin, shprehu shqetësim të madh lidhur me numrin e lartë të ekzekutimeve.)

Të paktën 18 njerëz duke përfshirë një person të dënuar kur ishte minoren, janë ekzekutuar në tetor. Dy burra janë ekzekutuar në publik, thotë raporti.

Në një akt barbar, autoritetet ia prenë gishtat një personi si dënim për vjedhje, në burgun Sari të provincës Mazandaran, në Iranin verior.

Regjimi iranian e ka vazhduar gjithashtu përdorimin e ndëshkimeve mizore dhe çnjerëzore kundër aktivistëve të të drejtave, për të parandaluar përhapjen e protestave që shtohen gjithnjë e më shumë në Iran.

Autoritetet iraniane kanë vazhduar t’i privojnë të burgosurit nga kujdesi mjekësor, sidomos të akuzuarit për shkaqe politike. Kjo është një nga taktikat më të zakonshme që përdoren për t’i torturuar ata e për t’u bërë presion, thotë Iran HRM.

“Autoritetet iraniane ua kanë mohuar kujdesin urgjent mjekësor të burgosurve politikë Soheil Arabi, Arash Sadeghi, Motalleb Ahmadian, Majid Assadi, dhe Zeinab Jalalian,” shton raporti.