Saturday, July 27, 2024

Gjetja e zgjidhjeve përballë sundimit çnjerëzor të mullahëve të Iranit

Irani ka duruar një diktaturë brutale e cila nuk ka asnjë dhembshuri për të drejtat e njeriut dhe dinjitetin për 42 vitet e fundit. Kjo ka e ka zhytur pjesën më të madhe të popullsisë në varfëri absolute. Për të shuar çdo kryengritje dhe opozitë të mundshme, regjimi përdor taktika agresive për të shtypur protestat.

Një raport i fundit nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka ngritur shqetësime rreth rritjes alarmante të ekzekutimeve të dëshmuara në Iran gjatë muajve të fundit. Mënyra e tronditshme se si regjimi ka kryer më shumë se 10 ekzekutime në ditë, kryesisht për akuza të dyshimta si trafiku i drogës dhe blasfemia, është veçanërisht shqetësuese. Ndërsa këto ekzekutime shërbejnë si një mjet për regjimin për të adresuar shqetësimet e sigurisë, veçanërisht pas protestave mbarëkombëtare në 2022.

Në një situatë ku regjimi i përgjigjet protestave paqësore me plumba, gaz lotsjellës, tortura dhe ekzekutime, rezistenca bëhet mjeti i vetëm për ata që nuk dëshirojnë të durojnë një jetë të poshtëruar nën sundimin mizor dhe kriminal të Khameneit.