Thursday, March 28, 2024

Ekonominë e Iranit e pret një vit i vështirë, sipas statistikave zyrtare

poverty in IranProtesta kundër varfërisë në Iran: “Çmimet e larta dhe inflacioni po e dëmtojnë popullin.” “Dinjiteti, jetesa, shëndeti, janë të drejtat tona të patjetërsueshme.”

Norma e inflacionit e Iranit ishte 40.2 përqind në fund të vitit kalendarik pers 1400 (që mbaroi më 20 mars), sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Qendra Statistikore shtetërore e Iranit. Norma zyrtare e inflacionit për vitin e mëparshëm ishte 36.4 për qind.

Kjo është hera e tretë që regjimi e raporton zyrtarisht normën e inflacionit mbi 40 për qind. Dy rastet e tjera ishin në vitet 1995 dhe 2019. Vlen të theksohet se organet shtetërore zakonisht raportojnë shifra më të ulëta se ç’janë në të vërtetë, për të minimizuar menaxhimin katastrofik të ekonomisë nga regjimi.

Detajet e raportit të ri tregojnë se çmimi i ushqimeve ka patur një rritje mesatare prej 52 për qind vit pas viti, por disa produkte ushqimore kanë patur një rritje mbi 100 për qind. Sektorë të tjerë si strehimi dhe shërbimet kanë parë gjithashtu një rritje të konsiderueshme të çmimeve.

Informacioni i publikuar nga Qendra Statistikore bie në kundërshtim me raportet e tjera, gjë që tregon përsëri se regjimi po përpiqet të minimizojë problemet ekonomike. Për shembull, sipas raportit, çmimi i banesave dhe i qirave në mars 2022 ishte rritur me 27 për qind krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, sipas mediave të vetë regjimit dhe Bankës Qendrore, vetëm në Teheran, çmimi i banesave është rritur me të paktën dyfishin e asaj shifre.

Për miliona njerëz në Iran, mishi është bërë një luks që mund ta përballojnë vetëm pak herë në vit.

Dhe situata do të përkeqësohet ndërkohë që regjimi implementon politikën e re valutore. Faqja shtetërore Eqtesad Online shkroi më 23 mars: “Çdo kilogram mish qengji po u shitet me 1.5-1.6 milionë rialë pronarëve të dyqaneve, të cilët ua shesin atë me rreth 1.7-1.8

Iran’s currency (rial) and economy are on the verge of another crisis