Tmerri i katastrofës ekonomike në Iran: Ky punëtor fëmijë, një nga dhjetra mijëra të tillë, rrëmon nëpër plehra për të siguruar bukën e gojës
Pas nëntë muajve të presidencës së Ebrahim Raisit në Iran, po bëhet shumë e qartë se ai ka dështuar në mënyrë drastike në çdo aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për ekonominë. Asnjë nga mediat shtetërore të regjimit, madje as ato të fraksionit qeverisës të lidhur me Udhëheqësin Suprem të regjimit Ali Khamenei dhe me Raisin, nuk mund të mohojnë situatën shkatërruese të ekonomisë së Iranit.
Njerëzit po përballen me dëshpërimin ditë pas dite. Zyrtarët e lartë të administratës Raisi, të paaftë për të mohuar këtë realitet të zymtë, po ia hedhin fajin kabinetit të mëparshëm të Hassan Rouhanit.
Në të vërtetë, rrënjët e këtij dështimi shkojnë përtej hileve të tij të mëparshme kur ai pati manipuluar zgjedhjet për të sjellë fitoren e Mohammad Khatamit dhe Mahmoud Ahmadinejad, përkatësisht në 1997 dhe 2005.
Kjo bëhet edhe më shqetësuese për Khamenein dhe regjimin e tij në tërësi, duke marrë parasysh se e përditshmja shtetërore “Etemad” shkroi më 12 prill: “Kabineti Raisi është shansi i fundit për të gjithë ne”.